VIDEO/ Nuk ka arrati! Roma i heq buzëqeshjen Napolit, goli në minutën e 92-të asiston Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2025 | 22:43

VIDEO/ Nuk ka arrati! Roma i heq buzëqeshjen Napolit, goli në minutën e 92-të asiston Interin

Roma ka barazuar 1-1 me Napolin në “Stadio Olimpico”. Skuadra e Kontes humbi kështu mundësinë për t’u arratisur nga Interi, që barazoi me të njëjtin rezultat përballë Milanit. 

bandicam 2025-02-02 20-46-42-942

Spinacola zhblloi takimin në favor të Napolit, kur luhej minuta e 29-të. Ishte Anxhelino që prishi festën e miqve, teksa gjithçka po shkonte drejt fundit.

Pikërisht në minutën e 92-të, dërgoi topin në rrjetë. Napoli numëron 3 pikë më tepër se Interi, por me një ndeshje më tepër të luajtur. Në anën tjetër Roma mban vendin e nëntë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

ROMA 1-1 NAPOLI

90+2′ Anxhelino – 29′ Spinacola

Goli i Spinacola: (VIDEO)

Goli i Anxhelinos: (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Roma – Napoli

Roma: Svilar, Kristante, Mançini, Ndika, Rensh, Pisili, Kone, Soule, Anxhelino, El Sharaui, Shomurodov

Trajner: Klaudio Ranieri

Napoli: Meret, Spinacola, Huan Zhezus, Rrahmani, Di Lorenco, MkTominej, Lobotka, Anguisa, David Neresh, Lukaku, Politano

Trajner: Antonio Konte

Screenshot 2025-02-02 195451

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"