VIDEO/ Nuk ka arrati! Roma i heq buzëqeshjen Napolit, goli në minutën e 92-të asiston Interin
Roma ka barazuar 1-1 me Napolin në “Stadio Olimpico”. Skuadra e Kontes humbi kështu mundësinë për t’u arratisur nga Interi, që barazoi me të njëjtin rezultat përballë Milanit.
Spinacola zhblloi takimin në favor të Napolit, kur luhej minuta e 29-të. Ishte Anxhelino që prishi festën e miqve, teksa gjithçka po shkonte drejt fundit.
Pikërisht në minutën e 92-të, dërgoi topin në rrjetë. Napoli numëron 3 pikë më tepër se Interi, por me një ndeshje më tepër të luajtur. Në anën tjetër Roma mban vendin e nëntë.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
ROMA 1-1 NAPOLI
90+2′ Anxhelino – 29′ Spinacola
Goli i Spinacola: (VIDEO)
Goli i Anxhelinos: (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Roma – Napoli
Roma: Svilar, Kristante, Mançini, Ndika, Rensh, Pisili, Kone, Soule, Anxhelino, El Sharaui, Shomurodov
Trajner: Klaudio Ranieri
Napoli: Meret, Spinacola, Huan Zhezus, Rrahmani, Di Lorenco, MkTominej, Lobotka, Anguisa, David Neresh, Lukaku, Politano
Trajner: Antonio Konte
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"