VIDEO/ Pesë gola dhe spektakël, Barcelona fiton me 10 lojtarë në transfertën e Seviljas dhe i bën presion skuadrave të Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2025 | 22:59

VIDEO/ Pesë gola dhe spektakël, Barcelona fiton me 10 lojtarë në transfertën e Seviljas dhe i bën presion skuadrave të Madridit

Barcelona ka mposhtur Seviljan në transfertë me shifrat 4-1.barcaI zakonshmi Levandovski ishte ai që kaloi në avantazh skuadrën në minutën e 7-të por festa nuk zgjati shumë pasi Vargas riktheu baraspeshën pas dy minutash lojë. Kështu u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë foli totalisht për Barcelonën e cila shënoi 3 gola dhe ngeli me 10 lojtarë. Fermin Lopez tundi rrjetën në minutën e 46-të dhe në të 62-ën u ndëshkua me karton të kuq. Golat e tjerët u shënuan nga Rafinja dhe Garsia.

Me këtë fitore Barcelona mbetet në vendin e 3-të por shkon në kuotën e 48 pikë dhe iu bën presion dy skuadrave të kreut, Reali që ka 50 pikë dhe Atletikos me 49 pikë.

SEVILJA 1-4 BARCELONA

9′ Vargas, 49′ / 7′ Levandovski, 46′ Lopez, 55′ Rafinja, 89′ Garsia

GOLI I GARSIAS (VIDEO)

KARTONI I KUQ I LOPEZIT (VIDEO)

GOLI I RAFINJAS (VIDEO)

GOLI I LOPEZIT (VIDEO)

GOLI I VARGAS (VIDEO)

GOLI I LEVANDOVSKIT (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Sevilja: Nyland, Sançes, Bade, Sala, Pedroza, Sou, Gudelj, Niguez, Lukebakio, Romero, Vargas

Trajner: P. Garsia

Barcelona: Shezni, Kounde, Arauho, Martinez, Balde, Gavi, De Jong, Pedri, Jamal, Levandovski, Rafinja

Trajner: H. Flik

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"