LIGA E KOMBEVE/ Kosova mëson kundërshtarin e play-off, duhet të thyejë një tabu. Çerekfinalet dhurojnë klasiken Itali-Gjermani
UEFA ka hedhur sot në Nion të Zvicrës shortin për fazën play-off të turneut, me skuadrat që kanë mësuar kundërshtarët në rrugëtimin e tyre për të qëndruar në ligë apo për t’u ngjitur më lart. Gjithashtu, janë caktuar edhe çiftet çerekfinale të turneut, me përballjet e skuadrave të cilat do të luftojnë për të fituar këtë edicion të turneut.
Shorti ka vendosur Kosovën përballë Islandës, një skuadër të cilën e ka takuar më parë edhe në eliminatoret e Botërorit 2018, duke u mundur në dy sfidat me shifrat 2-1 në Shkodër dhe 2-0 në transfertë.
Sa u përket çerekfinaleve, duelet më të forta janë padyshim ato Holandë-Spanjë dhe Itali-Gjermani të cilat duken si finale të parakohshme të këtij aktiviteti.
SHORTI
ÇEREKFINALE
Holandë-Spanjë
Kroaci-Francë
Danimarkë-Portugali
Itali-Gjermani
Vazo 1 – Spanjë, Gjermani, Portugali, Francë
Vazo 2 – Itali, Holandë, Danimarkë, Kroaci
GJYSMËFINALE
Fituesi Itali-Gjermani – Fituesi Danimarkë-Portugali
Fituesi Holandë-Spanjë – Fituesi Kroaci-Francë
LIGA A/B
Turqi-Hungari
Ukrainë-Belgjikë
Austri-Serbi
Greqi-Skoci
Vazo 1 – Skoci, Serbi, Hungari, Belgjikë
Vazo 2 – Greqi, Austri, Turqi, Ukrainë
LIGA B/C
Kosovë-Islandë
Bullgari-Irlandë
Armeni-Gjeorgji
Sllovaki-Slloveni
Vazo 1 – Slloveni, Gjeorgji, Islandë, Irlandë
Vazo 2 – Sllovaki, Kosovë, Bullgari, Armeni
LIGA C/D
Gjibraltar-Letoni
Malta-Luksemburg
Vazo 1 – Letoni, Luksemburg
Vazo 2 – Maltë, Gjibraltar
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"