VIDEO/ Shqipëria U-21 mbyll me fitore kualifikueset e Europianit, vend i katërt dhe rekord pikësh për kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2024 | 19:57

VIDEO/ Shqipëria U-21 mbyll me fitore kualifikueset e Europianit, vend i katërt dhe rekord pikësh për kuqezinjtë

Shqipëria U-21 ka fituar 1 me 0 përballë Armenisë në “Air Albania”. Kjo ishte dhe ndeshja e fundit e vlefshme për kualifikueset e Euro 2025. Ishte një autogol i armenëve në pjesën e dytë, që i dha fitoren Shqipërisë.

bandicam 2024-10-15 17-58-04-838

Shqipëria humbi shumë raste të pastra për shënim ditën e sotme. Si në pjesën e parë dhe në të dytën, djemtë e Alban Bushit patën komandën e lojës. Për t’u theksuar që Bushi e ndoqi ndeshjen nga tribuna, për shkak të pezullimit që kishte nga kartonët.

Dhe pse Shqipëria e mbylli me një rekord pikësh, pikërisht 16, nuk arriti më shumë se vendi i katërt në këto kualifikuese. Grupi i Shqipërisë përbëhej nga 6 përfaqsuese.

gr

Poshtë kuqezinjve e mbyllën Mali i Zi dhe Armenia. Më mirë ia dolën Zvicra, me 2 pikë më shumë, si dhe Finlanda me Rumaninë. Këto të fundit ishin surpriza, pasi siguruar kualifikimin për në Sllovaki.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

SHQIPËRI U21 1-0 ARMENI U21

57′ (ag) Aventisian

Ngjarjet kryesore:

90+5′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Shqipërisë.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

82′ Meta merr vendin e Frrokut.

80′ Smajli gjen Dodajn në zonë. Ky i fundit nuk ia del të realizojë. (VIDEO)

72′ Frroku ndëshkohet me karton të verdhë për faull.

71′ Dodaj merr vendin e Rexhepit.

71′ Rexhepi nuk i beson syve. Fati e ndan nga goli. (VIDEO)

65′ Fati është me Shqipërinë. Bashojan nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë. (VIDEO)

64′ Rexhepi sulmon në zonën e Armenisë. Rasti nuk shfrytëzohet si duhet nga kuqezinjtë.

58′ Toma merr vendin e Shpendit.

57′ GOOOOL! Shqipëria gjen avantazhin pas autogolit të Aventisian te armenët. (VIDEO)

54′ Pritje e mrekullueshme nga Simoni. (VIDEO)

53′ Bajrami ndëshkohet për faull. (VIDEO)

46′ Dy ndryshime në radhët e Shqipërisë. Feta Feta, që ishte në Gjeorgji, merr vendin e Civejas. Ermis Selimaj ndërkohë aktivizohet në vendin e Elton Fikajt.

46′ Nis pjesa e dytë.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë në barazim 0-0.

45+3′ Shtylla ndal armenët nga goli. E treta gjatë pjesës së parë, pas dy të Kombëtares shqiptare U-21 (VIDEO)

45′ Akordohen 3 minuta shtesë në “Air Albania”.

45′ Testi i parë i vërtetë për Simonin. Portieri i Kombëtares tregohet i vëmendshëm. (VIDEO)

44′ Tjetër rast për Shpendin në zonë. Portieri armen vazhdon të mbetet i pakalueshëm.

36′ Shqipëria provon me një skemë nga faulli i fituar. Gjithçka prishet me faull në sulm. (VIDEO)

31′ Bie tempi i lojës, pasi të besuarit e Alban Bushit humbën disa raste të pastra.

22′ Dy shtylla ndalin kuqezinjtë nga goli i sigurt. Fati është me armenët. (VIDEO)

19′ Kristjan Shpendi i bën të gjitha, por gabon në momentin e fundit kur duhet të dërgojë topin në rrjetë. (VIDEO)

16′ Këndorja e parë e fituar nga Shqipëria. Rast i pastër për Gjinin që të shënojë, por mbrojtësi nuk koordinohet si duhet. (VIDEO)

10′ Shpendi teston portierin e Armenisë me goditje nga jashtëzone. (VIDEO)

5′ Rashica mundohet të krijojë aksion të rrezikshëm nga e djathta. Asnjë nuk përfiton, teksa topi kalon gjithë pasqyrën e portës.

1′ Nis ndeshja. Alban Bushi, trajneri i Shqipërisë U-21, sheh nga tribuna ndeshjen për shkak të pezullimit prej numrit të kartonëve.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA U-21: Simoni, Smajli, Gjini, A. Bajrami, Preka, Fikaj, Civeja, Frroku, Rexhepi, C. Shpendi, Rashica.

ARMENIA U-21: Matinjan, Aventisian, Avetisjan, Bandiklan, Manukjan, D. Hakobjan, M. Hakobjan, K. Hovhanisjan, Pilojan, N. Hovhanisjan, Elojan.

ss

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"