VIDEO/ Paqe në “Niko Dovana”, Teuta dhe Dinamo ndajnë pikët në javën e gjashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2024 | 0:09

VIDEO/ Paqe në “Niko Dovana”, Teuta dhe Dinamo ndajnë pikët në javën e gjashtë

Është mbyllur në barazim 1-1 dueli i mbrëmjes mes Teutës dhe Dinamos i vlefshëm për javën e gjashtë të Superiores. Një përballje tepër e luftuar, që në fund nuk prodhoi fitues.  

bandicam 2024-09-22 21-24-57-074

Dinamo gjeti e para rrugën e rrjetës me Zabërgjën në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që vendasit e Edi Martinit, gjetën baraspeshën me Torrajn. Sulmuesi i hedhur në fushë nga stoli, arriti të shënonte në minutën e 64-t.

Ky ishte barazimi i parë për Teutën në këtë sezon dhe i dyti për Dinamon. Me këtë pikë, skuadra e Ilir Dajës u ngjit në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Teuta në 6 javë ka grumbulluar 7 pikë. Duelin e radhës durrsakët do e luajnë ndaj Laçit në transfertë, ndërsa Dinamo pret Vllazninë.

FT: TEUTA-DINAMO 1-1

Torraj 64′ / Zabërgja 45′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88′ Dëmtim i fundit te Teuta, largohet Toma në vend të tij Ergys Peposhi.

84′ Dinamo kryen zëvendësimin e fundit, largohet Karamba në fushë Maliqi.

83′ Martini kryen zëvendësimin e radhës, largohet nga fusha Nasr, vendin e tij e merr Preknicaj.

71′ I sapofutur në fushë, Gudiabi ndëshkohet me karton të verdhë për faull në mesfushë.

69′ Dinamo kryen 4 zëvendësime, largohen, Dita, Bregu, Meksi dhe Vila.Në fushë Qefalija, Toli, Aliji dhe Gudiabi.

69′ Pranë golit të dytë Dinamo, me Lorenco Vilën, por gjuajtje e tij ndalet nga portieri Tafas.

64′ GOOOOL TEUTA 1-1/ Vendoset baraspesha, durrsakët shënojnë me anë të sulmuesit Torraj, i cili godet saktë pas topit të grushtuar nga portieri Sali pas gjuajtje të Nasr. Në afërsi të pikës së penalltisë, Torraj, ka realizuar. (VIDEO) 

59′ Kundërpërgjigjet Dinamo me Dejvi Bregun, tentativa e vlonjatit, ishte qendrore dhe ndalet nga portieri Tafas.

59′ Nasr shpërdoron një rast të mirë, teksa nuk koordinohet dot brenda zonës. (VIDEO)

55′ Teuta në kërkim të baraspeshës, por mbrohen mirë dinamovitët, të cilët nuk lejojnë hapësira në prapavijë.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ GOOOOL DINAMO 0-1/ Koordinim fantastik i Zabërgjës me të majtën brenda zonës, sulmuesi e dërgon topin në trekëndësh duke përshëndetur rrjetën. (VIDEO)

30′ Teuta gjen rrugën e rrjetës me Vilën, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Pas afro 2 minutash konsultë me sistemin VAR, goli u konsiderua i parregullt. (VIDEO) 

14′ Sërish rrezikshëm Teuta, kësaj here me Nasr, por tentativa e tij ndalet nga portieri Sali, gjuajtja e futbollistit të skuadrës durrsake, nuk kishte forcën e duhur. (VIDEO) 

7′ Teuta shfaqet më kërkuese në këto minuta të para dhe provon me Beqajn, por tentativa e tij ndalet nga portieri Sali.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Tafas, Jazxhi, Kotobelli, Kruja, A. Peposhi, Beqaj, Lloci, Vila, Simeu, Nasr, Toma.
Trajner: E. Martini

DINAMO: Sali, Muzek, Hoxha, Lorran, Meksi, Dita, Karamba, Zabërgja, Bregu, Vila, Mandela.
Trajner: I. Daja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"