VIDEO/ Thyhet Tirana e Bledi Shkëmbit, Teuta i shkakton humbjen e parë në kampionat me… 2 penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2024 | 21:00

VIDEO/ Thyhet Tirana e Bledi Shkëmbit, Teuta i shkakton humbjen e parë në kampionat me… 2 penallti

Teuta mposhti me rezultatin 3-1 Tiranën,  në duelin e vlefshëm për javën e tetë të Superiores, duke i shkaktuar kështu humbjen e parë në kampionat, kryeqytetasve të Bledi Shkëmbit. 

WhatsApp Image 2024-10-06 at 20.14.10

Ishte shkodrani Arsid Kruja, i cili në minutën e 8-të zhbllokoi sfidën, teksa miqtë iu përgjigjën 4 minuta më pas me anë të Ismajlit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë të ndeshje, u shënuan edhe 2 gola të tjerë. 

Fillimisht ishte Torraj i cili në minutën e 74-t, shënoi me 11-metërsh, teksa në minutën e 89-të, gjyqtari Yzeiraj akordoi sërish penallti, të cilën e mori përsipër egjiptiani Nasr, fillimisht gjuajtja e tij u ndal nga Selmani, por në topin e kthyer, futbollisti i Teutës nuk fali, duke vulosur shifrat në 3 me 1.  

Ky ishte suksesi i dytë radhazi për Teutë, që në duelin e radhës do të përballet me Egnatian, ndërkohë që Tirana pret Dinamon në derbin e kryeqytetit.  

FT TEUTA 3-1 TIRANA

9′ Kruja, 74′ Torraj (p), 89′ Nasr / 13′ Ismajli

NGJARJET KRYESORE:

Mbyllet sfida! 

90′ Akordohen 7 minuta shtesë!

89′ GOOOOL TEUTA 3-1/ Gjuajtja e Nasr nga pika e bardhë e penalltisë ndalet fillimisht nga Selmani, teksa në topin e kthyer, futbollisti i skuadrës durrsake nuk fal duke ngritur shifrat në 3 me 1. (VIDEO

87′ Sërish penallti për Teutën, e fiton Nasr, pas duelit me portierin Selmani. Për gjyqtarin nuk ka dyshimie. (VIDEO

87′ Lëvizja e fundit e Shkëmbit, largohet Ismajli, vendin e tij e merr Cereni.

82′ Torraj shpërdoron një rast të artë për të shënuar golin e tretë për durrsakët, sulmuesi nuk koordinohet dot brenda zonës, duke sfumuar një shans të artë.

77′ Zëvendësim i dytë te Teuta, Boçi merr vendin e Tomës.

77′ Shkëmbi kryen dy zëvendësime të tjera, largohen Isuf dhe Mici, në lojë Gjumsi dhe Soler.

74′ GOOOL TEUTA 2-1/ Torraj realizon me penallti, duke e dërguar topin në trekëndshën, për të mos i dhënë asnjë shans portierit Selmani. (VIDEO) 

71′ Teuta prentedon për 11-metërsh, pas duelit Kola, Nasr, gjyqtari Yzeiraj, shkon të konsultohet me VAR-in dhe akordon penallti për Teutën. (VIDEO)

62′ Pranë golit Tirana me Ismajlin, tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

61′ Dy zëvendësime te Tirana, largohet Abah dhe Bajroviç, në fushë Gjumsi dhe Ndreca.

59′ Zëvendësim te Teuta, vendin e Llocit e merr Torraj.

53′ Minuta të qeta, vendasit shfaqen disi më kërkues, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë. Teuta 1-1 Tirana.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

38′ Ismajli provon me një goditje që shkon mbi kuadratin e portës së mbrojtur nga Tafas.

34′ Faulle dhe ndërprerje të shumta gjatë lojës. Rast për Teutën nga goditja standarde, që nuk shfrytëzohet në zonë.

33′ Edi Martini, trajneri i Teutës, ndëshkohet me karton të verdhë për protesta gjatë lojës.

29′ Mici ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në dëm të Teutës.

27′ Lloci nga Teuta bëhet i dyti i ndëshkuar me karton të verdhë.

18′ Prengaj kroson në zonë. Topi nuk mund të kontrollohet nga Isuf dhe kështu përfundon në rivënje fundore për portierin Tafas. (VIDEO)

18′ Jazxhi ndëshkohet me karton të verdhë nga Teuta.

13′ GOOOOOL! Teuta 1-1 Tirana. Ismajli i bën të gjitha vetë në zonën durrsake. Fillimisht Tafas pret topin e goditur prej tij, ndërsa Ismajli nuk mund të gabonte për herën e dytë. (VIDEO)

9′ GOOOOOL! Teuta 1-0 Tirana. Arsid Kruja gjen avantazhin për Teutën pas asistit të Nasr. Ka festë në Durrës. (VIDEO)

4′ Arsid Kruja provon nga goditja e këndit. Krosimi i tij kontrollohet pa probleme nga Selmani. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja.

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Tafas, Jazxhi, Simeu, Kotobelli, Kruja, A. Peposhi, Beqja, Lloci, Vila, Toma, Nasr

Trajner: Edi Martini

TIRANA: Selmani, Mici, Dembele, Kola, Ismajli, Isuf, Meta, Jonuzi, Prengaj, Abah, Bajroviç

Trajner: Bledi Shkëmbi

Arbitër kryesor: Olsion Yzeiraj

teut

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"