VIDEO/ Fund dramatik në “Air Albania”! Elbasani humbet penallti në minutën e 94-t, Tirana regjistron barazimin e pestë radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 23:54

VIDEO/ Fund dramatik në “Air Albania”! Elbasani humbet penallti në minutën e 94-t, Tirana regjistron barazimin e pestë radhazi

Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida mes Tiranës dhe Elbasanit e vlefshme për javën e pestë të Superiores.  

bandicam 2024-09-16 19-00-36-969

Një duel dramatik që u mbyll me penalltinë e humbur nga Musta në minutën e 90+4’. Kola dhe Ze Gomesh ishin autorët e golave, ndërkohë që për Tiranën ky ishte barazimi i pestë radhazi në kampionat. Një ecuri për rekord kjo e bardhebluve për sa i përket barazimeve.  

Vlen të theksohet fakti se edhe pse ishte një përballje e luftuar, gjyqtari nuk ndëshkoi asnjë futbollist me karton të verdhë. I vetmi i ndëshkuar i sfidës ishte drejtori sportiv i Tiranës, Agim Ibrahimi. 

Në duelin e radhë Tirana do të përballet me Partizanin, ndërsa Elbasani pret Egnatian.  

FT: TIRANA-ELBASANI 1-1

Kola 22′ / Ze Gomesh 24′

NGJARJET KRYESORE: 

Mbyllet sfida!

90+4′ Fund dramatik, Emiliano Musta humbet 11-metërshin, tentativa e tij ndalet nga Gentian Selmani. (VIDEO) 

90+2′ Jaku ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Tsague, për gjyqtarin nuk ka dyshime, 11-metërsh për Elbasanin. (VIDEO) 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

90′ Kristi Qose shpërdoron një rast të artë me kokë. (VIDEO) 

90′ Zëvendësim te Elbasani, largohet Greca në fushë Qose.

87′ Sërish rrezikshëm Tirana me Haxhiun, që provon nga distanca, por kontrollon gjithçka portieri i Elbasanit. (VIDEO) 

82′ Shkëmbi kryn dy zëvendësimet e radhës, Gjumsi dhe Jaku në lojë, largohen Meta dhe Ismajli.

80′ Zharmoni shpërdoron një rast të artë pas gabimit të Mustës, sulmuesi i Tiranës nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë, duke gjuajtur jashtë kuadratit. (VIDEO) 

74′ Dy zëvendësime te Tirana, largohet Ndreca në fushë Prengaj. Largohet edhe Jonuzi në vendin e tij Abah.

70′ Rimal Haxhiu shkarkon të djathtën nga distanca, tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

68′ Tjetër zëvendësim tek Elbasani, largohet Klevis Kasa në lojë Hakaj.

63′ Zharmoni kalon bukur Qaqin nga e djathta, provon të shërbejë për Ndrecën, por kupton gjithçka portieri Abalola, që bën një ndërhyrje vendimtare. (VIDEO) 

61′ Dembele i pakalueshëm në mbrotje, mbrojtësi bën dy ndërhyrje shpëtimtare.

58′ Tirana shfaqet e rrezikshme nga goditjet e këndi, por kësaj here mungon saktësia.

49′ Mundësi ideale për Tiranën, e pabesueshme çfarë humbasin bardheblutë. (VIDEO) 

46′ Pjesa e dytë nis me 2 zëvendësime te Elbasani, mbeten në dhomat e zhveshjes Edon Hasani dhe Ze Gomesh, në fushë Melo dhe Tsague.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordon 2 minuta shtesë!

44′ Sërish rrezikshëm Elbasani me Ze Gomesh, por kësaj here tentativa e sulmuesit shkon jashtë kuadratit.

40′ Dros lëshon një predhë nga distanca me të djathtën, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

33′ Provon edhe Elbasani me Grecën, por tentativa e tij me të majtën shkon jashtë kuadratit.

32′ Pranë golit të dytë Tirana me Kolë, por kësaj here tentativa e mbrojtësit me kokë pas harkimit nga këndi shkoi mbi kuadrat. (VIDEO) 

24′ GOOOOOL ELBASANI 1-1/ Vendoset menjëherë baraspesha, Ze Gomesh mposht portierin Selmani, me një të djathtë potente brenda zonës (VIDEO) 

22′ GOOOOL TIRANA 1-0/ Shpërthen festa në “Air Albania”, bardheblutë shënojnë me Kolën, i cili godet saktë me kokë pas harkimit nga këndi. (VIDEO) 

13′ Minuta mjaft të mira për Tiranën, që kërkon me ngulm golin e avantazhit.

11′ Zëvendësim i detyruar te Elbasani, largohet nga fusha A.Kasa vendin e tij e merr Hila.

8′ Tirana merr disi frenat e lojës, duke ushtruar presion në zonën e Elbasanit, por mungojnë rastet e rrezikshme.

2′ Pranë golit Elbasani me Ze Gomesh, por reagon mjaft mirë portieri Selmani, i cili i mohon avantazhin sulmuesit portugez. (VIDEO) 

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Selmani, Mici, Dembele, Ismajli, Kola, Meta, Soler, Jonuzi, Haxhiu, Ndreca, Zharmuni.
Trajner: Bledi Shkëmbi

ELBASANI: Abalora, Qaqi, Lulaj, Dros, Musta, Lila ,K. Kasa, A. Kasa, Hasani, Greca, Gomes
Trajner: Roberto Bordin

WhatsApp Image 2024-09-16 at 6.16.01 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"