VIDEO/ VAR-i protagonist në dy penallti, një humbet me “Panenka”. Vllaznia mposht Bylisin dhe provon të arratiset në krye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2024 | 0:11

VIDEO/ VAR-i protagonist në dy penallti, një humbet me “Panenka”. Vllaznia mposht Bylisin dhe provon të arratiset në krye

Vllaznia ka siguruar tre pikë të arta në shtëpi përballë Bylisit duke fituar 2-0 për të tentuar një arrati të vogël në kryesimin e Superiores.

vllaznia balaj

Shkodranët diktuan ritmin e tyre në ndeshje, duke qenë vazhdimisht pranë zonës kundërshtare derisa gjetën golin me anë të Stojanoviç në fillimin e fraksionit të dytë të lojës. Pastaj ata shpërdoruan mundësi të mira për të shënuar përsëri në portën kundërshtare, teksa ballshiotët shfaqeshin pak të rrezikshëm para Qarrit.

Megjithatë, ata mund të ktheheshin në ndeshje nga një penallti e akorduar me VAR, i cili më parë kishte anuluar një të tillë për shkodranët. Por Ruçi gaboi me “Panenka”, duke i dhënë frymëmarrje vendasve, të cilët më pas gjetën golin e dytë me Balajn dhe siguruan tre pikët.

VLLAZNIA-BYLIS 2-0

47′ Stojanoviç, 80′ Balaj

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Vllaznisë.

90’+7’ Matuti tenton lavdinë me një gjuajtje nga e majta, Hasanbelli grushton në pozicion. (VIDEO)

90’+6’ Qato i lë vendin në fushë Kahrimanoviç në radhët e Vllaznisë.

90’+1’ Mala i lë vendin në fushë Tafilit.

90′ Jepen 6 minuta shtesë.

87’ Mala tenton portën nga një goditje dënimi, Hasanbelli i mohon golin me një ndërhyrje spektakolare. (VIDEO)

80’ GOOOL VLLAZNIA! Dodaj bën gjithçka mirë nga e majta dhe me një kthesë të shpejtë pason te Balaj i cili mposht Hasanbelli. (VIDEO)

79’ Henrike nga e majta e sulmit mundohet të harkojë në zonë, por nuk mban dot topin në kufijtë e fushës.

77’ Kasaj dhe Henrike hyjnë në fushë në vend të Ualison dhe Sulovarit.

74’ Pas një goditje dënimi nga e djathta e sulmit, Gjata devijon me kokë në zonë, por nuk gjen katërkëndorin e shkodranëve.

71’ Junanov i lë vendin në fushë Oforit në radhët e Bylisit.

67’ Sulovari ndëshkohet me karton të verdhë.

65’ Gjata merr vendin e Ruçit te Bylisi, ndërsa Matuti të Salës te Vllaznia.

64’ Ruçi gabon penalltinë! Futbollisti tenton “Panenka” por gjuajtja e tij ndalet nga traversa e shkon jashtë! (VIDEO)

58’-63’ Uendel nga e majta e sulmit ka mundësi të harkojë në zonë, por Stojanoviç devijon në goditje këndi. Ballshiotët pretendojnë për penallti pas prekjes me dorë të mbrojtësit dhe gjyqtari Vrapi pret udhëzimin nga VAR-i e në fund vendos të shohë vetë pamjet në ekran. Pas 6 minutash ndërprerje të lojës, ai sinjalizon penallti për ballshiotët. (VIDEO)

53’ Goditje dënimi ballore për shkodranët, Balaj lëshon një predhë drejt portës të cilën Hasanbelli e grushton. Ka pretendime të shkodranëve për prekje topi me dorë në zonë, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

47’ GOOOL VLLAZNIA! Pas një goditje këndi, Stojanoviç me kokë mposht portierin Hasanbelli. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me Dodajn në fushë në vend të Delajt në radhët e Vllaznisë.

45’+5’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+4’ Pas goditjes nga këndi, Stojanoviç me kokë nuk gjen portën e ballshiotëve.

45’+3’ Gabriel bllokon mirë Balajn, teksa devijon në këndore një gjuajtje nga e djathta të sulmuesit shkodran.

45’+3’ Ualison bën provë të gjejë portën me një gjuajtje nga distanca, shënjestra është plotësisht e gabuar.

45’+1’ Mala nga e majta nis sferën në qendër ku Balaj nuk ia del të devijojë para Hasanbelli. (VIDEO)

45′ Jepen 4 minuta shtesë.

42’ Sala nis një top të shkëlqyer në zonë për Balajn, gjuajtja me kokë e sulmuesit nuk shënjestron portën e Bylisit. (VIDEO)

40’ Jago nga e majta harkon në shtyllën e dytë, Mala nuk ia del të devijojë me kokë.

34’-37’ Delaj depërton në zonë në krahun e majtë dhe rrëzohet pas një kontakti me Papën. Gjyqtari akordon penallti por më pas ftohet të shohë pamjet me VAR. Pas vëzhgimit të rastit në monitor, ai anulon vendimi e fushës dhe ndëshkon sulmuesin e Vllaznisë me të verdhë për simulim. (VIDEO) (VIDEO)

33’ Balaj nga e majta jep një pasim perfekt për Qaton, gjuajtja e këtij të fundit grushtohet nga Hasanbelli. (VIDEO)

31’ Abazaj ndëshkohet për një faull në mesfushë.

28’ Uallison niset në zonë pas një topi të gjatë, Qarri del mirë dhe kontrollon sferën në këmbët e tij. (VIDEO)

24’ Uallison ndëshkohet me karton të verdhë.

23’ Vetë Delaj provon nga distanca me të djathtën, sfera kalon jo shumë lart mbi traversën e portës së Hasanbelli. (VIDEO)

22’ Delaj nga e majta gjen hapësirë për të pasuar për Balajn i cili i lë topin Qatos, por mesfushori nuk kupton idenë dhe mbrojtja largon rrezikun.

19’ Drithërima në portën e Vllanzisë, por një pasim drejt Papës në qendër pas daljes së gabuar të Qarrit thuajse i sjell golin miqve. Largimi i Stojanoviç shpëton kuqeblutë, ndërsa më pas aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion të sinjalizuar jashtë loje. (VIDEO)

16’ Një tjetër krosim në zonë nga e djathta vë në vështirësi Hasanbelli, i cili largon disi sferën nga katërkëndori i tij.

15’ Harkim në zonën e Bylisit, Papa largon me vështirësi rrezikun.

9’ Luhet pranë zonës së Bylisit, shkodranët janë në sulm në kërkim të një goli të shpejtë.

8’ Goditje dënimi e shkodranëve me Balajn i cili gjuan fort, por ndalet nga muri mbrojtës.

4’ Qato nis Delajn në të majtën, sulmuesi nuk ka forcë në tentativën e tij drejt portës.

2’ Menjëherë shfaqet rrezikshëm Vllaznia me një krosim nga e djathta që Hasanbelli e largon me vështirësi. Sala ka mundësinë të gjuajë në portë, por tentativa e tij me të majtën nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Jago, Krymi, Sala, Qato, Mala, Delaj, Balaj.
Trajner: Tomas Brdariç

BYLIS: Hasanbelli, Bruno, Gabriel, Abazaj, Papa, Uendel, Përgjoni, Sulovariu, Ruçi, Ualison, Jananov.
Trajner: Emanuel Egbo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"