VIDEO/ Shtyllë, traversa dhe një gol i anuluar me VAR. Vllaznia dhe Elbasani e mbyllin duelin e rivalëve në “paqe”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2024 | 20:59

VIDEO/ Shtyllë, traversa dhe një gol i anuluar me VAR. Vllaznia dhe Elbasani e mbyllin duelin e rivalëve në “paqe”

Vllaznia dhe Elbasani janë ndarë në një barazim pa gola në ndeshjene e luajtur sot në “Elbasan Arena”

bandicam 2024-10-06 19-15-59-804

Pavarësisht një rezultati të bardhë, ndeshja ka qenë mjaft interesante, me raste nga të dy skuadrat, teksa ka qenë Vllaznia e cila ka goditur një herë shtyllën e dy herë të tjera traversën e portës së mbrojtur nga Abalora.

Ndërsa në anën tjetër, Elbasani pa t’i anulohej me VAR një gol në fundin e pjesës së parë, teksa kishte edhe ai shanset e veta për të gjetur rrjetën.

Por në fund, dy rivalët për katërshen e parë u desh të kënaqeshin me një barazim pa gola, që i mban gjithsesi në grupin e pretendentëve.

VLLAZNIA-ELBASANI 0-0

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin pa gola.

90’+6’ Çobaj hyn në fushë në vend të Matuouti.

90’+4’ Gjoni ndëshkohet me karton të verdhë.

90’+4’ Hasani ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Matouti.

90’+2’ Qose harkon një goditje dënimi në shtyllën e parë, Gjoni me kokë nuk gjen portën. (VIDEO)

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Balaj rrotullohet dhe gjuan në kufijtë e zonës, tentativa e tij është qendrore dhe shkon në duart e Abalora.

67’ Gurishta ndëshkohet me karton të verdhë.

85’ Dodaj i lë vendin në fushë Matouti te Vllaznia.

85’ Krymi gjuan nga distanca, sfera kalon mbi traversë.

84’ Lajthi tenton portën me një gjuajtje në hyrje të zonës, topi kalon mbi kryqëzimin e shtyllave të portës shkodrane.

83’ Tsague dhe Dros lënë fushën e lojës, për t’i bërë vend Gjonit dhe Qoses në radhët e Elbasanit.

80’ Qarri bën heroin pasi ndal dy gjuajtje radhazi të Lilës nga distancë e afërt, duke shmangu gola të sigurt. (VIDEO)

78’ Kahrimanoviç i lë vendin Delajt në radhët e Vllaznisë.

70’ Dros ndëshkohet me karton të verdhë.

67’ Juriç ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Lleshit.

65’ Top i rrezikshëm në zonën e Vllaznisë, Tsague nuk arrin të kontrollojë sferën që përfundon te Qarri. (VIDEO)

64’ Pas një goditje dënimi, topi shkon te Qato i cili gjuan nga një distancë e largët, por çon sferën mbi traversë. (VIDEO)

62’ Dodaj pason te Qato i cili nga e majta mundohet të pasojë në qendër, por bllokohet nga mbrojtja.

60’ Hila dhe Gomesh lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Lajthisë dhe Lleshit në radhët e Elbasanit.

58’ Abalora kalon në aventurë duke tentuar të ndalë Dodajn teka del nga katërkëndori. Sulmuesi i shkodranëve e driblon dhe pason te Kahrimanoviç, por ky i fundit nuk gjen portën e boshatisur pasi tentativa e tij ndalet nga mbrojtja. (VIDEO)

57’ Jago ekzekuton një goditje dënimi ballore, sfera devijohet mbi traversë.

54’ Krymi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Hilës.

46’ Menjëherë rrezikshëm Vllaznia dhe ashtu si në pjesën e parë godet traversën me Dodajn. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e ekipeve.

45’+6’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’+3’ Shpërthen festa e verdhebluve, pasi Hasani çon sferën në rrjetën e portës shkodrane, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

45’+1’ Goditje e fortë e Malës në pozicion ballor, sfera kalon jo shumë lart mbi traversën e Abalora. (VIDEO)

45’ Jepen 4 minuta shtesë në fundin e pjesës së parë.

40’ Tsague fiton një faull në limitet e zonës së rreptësisë, i ndalur nga Stojanoviç i cili ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)

38’ Hakaj pretendon për prekje të topit me dorë nga Mala. Më pas aksioni vazhdon dhe topi i harkuar në zonë nuk devijohet para portës nga Hila. (VIDEO)

37’ Tsague niset me shpejtësi drejt zonës, fiton duelin me Juriç dhe gjuan por sfera devijohet në këndore.

34’ Hila shfaqet në sulm me një top drejt zonës, por që shkon direkt në duart e Qarrit.

32’ Dodaj gjuan në kufijtë e zonës, Abalora pret pa probleme.

29’ Kahrimanoviç ekzekuton goditjen e dënimit duke kaluar murin, por jo Abalora i cili grushton. (VIDEO)

27’ Faull i Lulajt i cili ndal Malën në kufijtë e zonës. Shkodranët kërkojnë penallti, por Xhaja bën shenjë që faulli është jashtë zonës. Karton i verdhë për kapitenin e Elbasanit. (VIDEO)

24’ Hasani nis një top interesant në qendër për Ze Gomesh, por është shumë i fortë për sulmuesin.

20’ Qato provon nga distanca, por nuk gjen katërkëndorin e vendasve.

18’ Ze Gomesh kombinon me Hakajn në të majtën, por pasimi i këtij të fundit në zonë shkon direkt te Qarri.

14’ Aksion i Kahrimanoviç nga e majta, harkimi në zonë devijohet nga mbrojtja verdheblu dhe shkon te Balaj i cili i vetëm me kokë gjuan duke mposhtur Abalora, por sheh sferën të ndalet nga traversa. (VIDEO)

11’ Telushi nuk mund të vazhdojë dhe i lë vendin Qaqit në radhët e Elbasanit.

7’-9’ Probleme për Telushin i cili merr një goditje në kokë dhe detyrohet të marrë ndihmën mjekësore e fashojë kokën.

2’ Pas një harkimi të Gurishtës nga e djathta, Dodaj me kokë gjuan në shtyllën e dytë ku Abalora devijon dhe çon sferën në shtyllë duke shpëtuar ekipin e tij nga goli. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena” pas minutës së heshtjes në nderim të Sefedin Brahos. .

bandicam 2024-10-06 19-00-30-941

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Jago, Krymi, Qato, Kahrimanoviç, Mala, Dodaj, Balaj.
Trajner: Thomas Brdariç

ELBASANI: Abalora, Lulaj, Telushi, Hakaj, Musta, Lila, Dros, Hila, Hasani, Tsague, Gomes.
Trajner: Roberto Bordin

GJYQTAR: Juxhin Xhaja

sdfsfdsfdfsdfsdfdsfsdfsddsf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"