VIDEO/ Dopietë e Pajazitit dhe penallti e pritur nga Lilo, Shpresat kuqezi triumfojnë me përmbysje ndaj Zvicrës U-21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2024 | 23:42

VIDEO/ Dopietë e Pajazitit dhe penallti e pritur nga Lilo, Shpresat kuqezi triumfojnë me përmbysje ndaj Zvicrës U-21

Kombëtarja U-21 e drejtuar nga Alban Bushi, triumfoi me rezultatin 1-2 në transfertë ndaj Zvicrës U-21 në një duel që rezultoi tepër emocionues. Vendasit gjetën të parët rrugën e rrjetës në minutën e 16-të me Surdez, ndërkohë që festa e tyre zgjati vetëm 2 minuta, pasi Pajaziti arriti të vendoste baraspeshën në minutën e 18-të. 

bandicam 2024-09-06 19-28-39-510

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, ndërkohë që në minutën e 69-të, ishte sërish Pajaziti ai që shënoi golin e dytë i cili rezultoi golin i fitores me përmbysje. 

bandicam 2024-09-06 19-30-34-779

Në minutën e 85-të, Zvicra kishte shansin ideal të barazonte shifrat me Nikolas Muçin, por talenti shqiptar i cili luan për helvetët, gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke u ndalur nga portieri Lilo.  

Me këtë triumf kuqezinjtë u ngjitën në kuotën e 13 pikëve. Shanset për vendin e dytë janë minimale, pasi Zvicra ka 2 ndeshje më pak, ndërsa Shqipëria do të luajë vetëm 1 përballje, atë ndaj Armenisë.  

FT: ZVICËR U-21 – SHQIPËRI U-21 1-2

Surdez 16′ / Pajaziti 18′, 69′

PENALLTIA E PRITUR NGA PORTIERI LILO NDAJ NIKOLAS MUÇIT : VIDEO 

PENALLTIA E AKORDUAR NË FAVOR TË ZVICRËS: VIDEO 

GOLI I DYTË I PAJAZITIT: VIDEO 

GOLI I PAJAZITIT: VIDEO 

GOLI I SURDEZ: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE: 

ZVICRA U-21

ZVICRA1

SHQIPËRIA U-21

SHQIPERIA U-21

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"