Liverpuli fiton pa bërë spektakël, Slot: Edhe babai im ma thotë këtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2025 | 10:37

Liverpuli fiton pa bërë spektakël, Slot: Edhe babai im ma thotë këtë

Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, ka pranuar se babai i tij e telefonoi për t’i thënë se fitorja ndaj Lilës të martën nuk ishte emocionuese.SLOT2“Reds”-at vulosën kualifikimin e tyre në raundin e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve në mars, pasi Mohamed Salah dhe Harvi Eliot shënuan në një fitore 2-1 për anglezët kundër ekipit francez. Skuadra e holandezit është në krye të tabelës së Champions-it dhe Premier Ligës pas një nisje sezoni të parë të jashtëzakonshëm nën drejtimin e holandezit.

Të kuqtë vijojnë të jenë fitues, por natyrisht kanë ndryshuar disi stilin e lojës pas largimit të Jyrgen Klopit në fund të sezonit të kaluar. Gjermani e përshkruante si “heavy metal” stilin elektrizues të futbollit të tij, ndërsa i pyetur në konferencën e djeshme përpara ndeshjes me Ipsuiçin nëse tifozët mund të presin fitore me rezultate më të thella, Slot tha: “Jo, kjo është e vështirë për tifozët dhe babai im është gjithashtu një tifoz dhe kur e telefonova pas ndeshjes ai gjithashtu më tha ‘oh, nuk ishte aq emocionuese” si ndeshjet e tjera të Liverpulit për ndeshjen kundër Lilës.

Dhe pastaj duhet të përpiqem t’i shpjegoj atij se këto ndeshje mund t’i humbni lehtësisht nëse filloni të luani me topat e vështirë. Por ai nuk është gjithmonë dakord me mua. Si menaxher, unë isha mjaft i kënaqur me paraqitjen tonë kundër Lilës, sepse ata ishin një ekip që është shumë i organizuar dhe me aq shumë kontroll”. Ai paralajmëroi gjithashtu se Ipsuiçi nuk duhet marrë edhe aq lehtësisht: “Ata kanë qenë ndonjëherë të pafatë në momentet e fundit të ndeshjeve. Pjesa e dytë e sezonit është gjithmonë më e vështirë sepse disa skuadra forcohen gjatë dimrit. Është e drejtë të thuhet se ata janë përmirësuar dhe ky është një kompliment për Kieran MekKenan”.

Holandezi konfirmoi gjithashtu se Liverpuli do të jetë pa mesfushorin Kërtis Xhons për ndeshjen e sotme, pasi ai u zëvendësua në pjesën e parë në fitoren e mesjavës ndaj Lilës. Megjithatë trajneri largoi frikën se Ibrahima Konate nuk është mirë, pasi francezi tha se kohët e fundit ka luajtur me dhimbje që kur u kthye nga një dëmtim në gju në fillim të këtij muaji.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"