Liverpuli kryeson Premier Ligën, Van Dajk: Renditjen e shohim në dhjetor, është një muaj vendimtar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2024 | 20:47

Liverpuli kryeson Premier Ligën, Van Dajk: Renditjen e shohim në dhjetor, është një muaj vendimtar…

“Reds”-at arritën fitoren e shtatë në tetë ndeshje në sezonin 2024-2525, duke mposhtur Uolvesin 2-1 në “Molineux” të shtunën në mbrëmje.1712318402168_400385f8-3443-415c-9a23-897bd4de7fbfRezultati i lejoi Liverpulit të ngjitet në krye të Premier Ligës, por kapiteni Virxhil van Dajk, thotë se nuk ka rëndësi klasifikimi në këtë moment të sezonit: “Ne kemi një skuadër shumë të mirë, një përzierje eksperience dhe talenti dhe lojtarë që janë në një fazë shumë të mirë të karrierës së tyre. Kështu që është pozitive të shohim se si po luajmë. Mo ishte shumë herë në zonë dhe largonte topat dhe bënte gjëra të tjera dhe ky është lloji i angazhimit që na duhet nga të gjithë. Deri tani, shumë mirë. Por kjo është vetëm një ndeshje dhe ne të gjithë e kuptojmë këtë. Tani fokusohemi te Liga e Kampioneve. A i kushtoj vëmendje renditjes tani? Jo. Dhjetori është gjithmonë një muaj vendimtar”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"