Liverpuli refuzon të negociojë me Realin për Aleksander-Arnold, largimi me parametër zero duket fakt i kryer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2024 | 19:45

Liverpuli refuzon të negociojë me Realin për Aleksander-Arnold, largimi me parametër zero duket fakt i kryer

Liverpuli ka refuzuar të ulet në tavolinën e bisedimeve me Real Madrid për transferimin e Trent Aleksander-Arnold, duke bërë të qartë se nuk dëshiron të shesë futbollistin te spanjollët edhe pse rrezikon ta humbasë me parametër zero në verë.

aleksander arnold

Lojtari 26-vjeçar është në vitin e fundit të kontratës dhe në Spanjë e Angli janë të bindur se arsyeja kryesore pse ai nuk po rinovon është pikërisht mundësia që të shkojë të Real Madrid për të vazhduar karrierën e tij. Reali në fakt do të dëshironte ta kishte që në janar dhe kjo është arsyeja pse ka kërkuar të nisë negociatat me Liverpulin për një transferim nëpërmjet pagesës së një shume të caktuar.

Megjithatë, klubi anglez nuk ka ndër mend të heqë dorë nga një futbollist i tillë në mes të një sezoni ku duket se po marshon i qetë drejt titullit kampion dhe ka një ecuri mëse të kënaqshme në Ligën e Kampioneve. Ndaj në klub kanë bërë të qartë se nuk do të ketë negociata me të tjerë për Aleksander-Arnold, ndërsa do të përpiqen në muajt e fundit të qëndrimit të tij te të kuqtë, që t’i ndërrojnë mendjen dhe ta bindin të vazhdojë në Angli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"