Liverpuli rikthehet në ritëm, Kieza ndez motorët: Jam gati…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2024 | 23:09

Liverpuli rikthehet në ritëm, Kieza ndez motorët: Jam gati…

Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, dhe debutuesi Federiko Kieza dhanë vlerësimet e tyre pas fitores 3-0 kundër Bornmëthit, e cila pa Luis Diazin të shënonte dy herë dhe Darvin Nunjezi të shënonte golin e tij të parë për sezonin 2024-2025.

333

Trajneri holandez vlerësoi paraqitjen sulmuese të skuadrës së tij, ndërsa më në fund erdhi edhe debutimi i sulmuesit italian Federiko Kieza me fanellën e kuqe në Premier Ligë. “Të dëgjoje himin ‘Ti nuk do të ecësh kurrë i vetëm’ nga stoli ishte e mrekullueshme. Ishte e tillë edhe kundër Notingem Forestit, por fatkeqësisht ne humbëm.

Por kundër Bornmëthit unë e shijova çdo moment. Unë luajta 7 minuta në Milano, nuk luajta shumë, por isha shumë i lumtur që bëra debutimin tim me Milanin dhe në këtë ndeshje thjesht duhet të isha gati. Dhe kur trajneri më tha që të hyja unë isha shumë i lumtur dhe i çliruar, sepse unë doja që të luaja në ‘Anfield’. Po stërvitem për të qenë titullar.

Unë jam gati për të luajtur kundër Uest Hemit. Po stërvitem më fortë, më shpejt dhe jam gati që të luaj, por kjo varet nga trajneri dhe ku ai më do që të luaj dhe kur të më aktivizojë. Unë thjesht duhet të jem gati për ta bërë. Katër fitore në 5 javë janë shumë mirë deri tani, por Premier Liga është një kampionat i vështirë, ndërsa ne kemi edhe Ligën e Kampioneve gjithashtu. Por ne e treguam si kundër Milanit, ashtu edhe në kampionat në këtë ndeshje, se jemi në gjendje për të luftuar në të dyja frontet”, tha sulmuesi italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"