“Liverpulin apo Arsenalin? Zgjedh të mposht Topçinjtë”, Mareska: Firmos për fitoren, jemi në një nivel
Çelsi do të përballet në derbin e Londrës me Arsenalit sot në orën 17:30 në supersfidën ku fitorja shihet si një detyrim.Të tillë e shikon edhe trajneri Enzo Mareska i cili ka folur në prag të kësaj sfide duke i kërkuar lojtarëve të japin maksimumin për të dalë të lumtur në përfundimin e takimit. “Sigurisht që unë dua që të fitoj këto lloj ndeshjesh. Megjithatë, që kur kam ardhur këtu kam thënë gjithmonë të njëjtën gjë. Unë analizoj rezultatet, por mbi të gjitha unë preferoj të analizoj performancën e ekipit”.
LIVERPULI– “A mendoni se ne e meritonim humbjen ndaj Liverpulit? Unë nuk mendoj se e meritonim, por kështu është futbolli. Shpresoj që të fitojmë të dielën sepse ne mund t’i fitojmë ndeshje të tilla. Megjithatë duhet thënë se në Premier Ligë mbi të gjitha është e vështirë të fitosh kundrejt çdo kundërshtari, jo vetëm Arsenalit”.
TRIUMFI- “Nëse do të zgjidhja një fitore ndaj Liverpulit apo Arsenalit? Nëse do të kisha mundësi të zgjidhja, sigurisht që do të zgjidhja të mposhtja Arsenalin, nuk kam asnjë dyshim për këtë gjë. Megjithatë, edhe ndaj Liverpulit ne bëmë një paraqitje të mirë dhe nuk e meritonim të humbnim. Edhe ndaj Mançester Sitit mund të them të njëjtën gjë”.
DIFERENCAT- “Lajmi i mirë për ne është se nuk ka diferenca të mëdha mes skuadrave kur luajmë ndeshje të tilla. Kjo është një meritë e jona që jemi përmirësuar”.
PALMER- “Ai është mirë, po bëhet më mirë çdo ditë. Ne kemi ende edhe pak kohë deri në startin e ndeshjes. Sot në mbrëmje do të marrim një vendim”, tha ndër të tjera Mareska.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"