“Lojtarët e kishin mendjen te merkato”, Silvinjo flet para duelit me Ukrainën: E vështirë të veshësh një fanellë të rëndësishme si e jona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2024 | 23:23

“Lojtarët e kishin mendjen te merkato”, Silvinjo flet para duelit me Ukrainën: E vështirë të veshësh një fanellë të rëndësishme si e jona

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, u shfaq sot para mediave duke komentuar përgatitjet e skuadrës kuqezi për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve që luhet në Pragë kundër Ukrainës. Tekniku brazilian theksoi se pavarësisht mungesave, ekipi ishte gati për të kërkuar maksimumin nga kjo sfidë.  

dasdssadsadasdad

SITUATA-  “Në punën e kombëtares ndodh. Kam parë që shumë ekipe të tjera kanë humbur lojtarë, është moment i vështirë pas Eurpianit. Kanë bërë pak pushime, kthehen, bëjnë fazë përgatitore, luajnë 2-3 ndeshje dhe vijnë në kombëtare. Kam lexuar që janë shumë që mungojnë. Edhe në Varshavë na ndodhi e njëjta gjë, por e ribëmë ekipin, por është mundësia për lojtarët e tjerë. Por më shqetëson diçka për lojtarët, janë shumë ndeshje, ata vijnë nga një Europian i vështirë dhe shumë prej tyre nuk kanë bërë pushimet”.

HOXHA – “Të gjithë lojtarët janë gati, kjo është ajo që duam ne, kemi edhe një stërvitje këtë pasdite, nesër paradite diçka të lehtë, të shohim. Nuk është e thjeshtë, ai nuk e ka nisur ende një ndeshje, e kemi afruar në mars, për dy miqësore se ne e kemi parë. Ai e nisi rrugëtimin e tij aty. Janë hapa, avash-avash, e rëndësishme është të rritet në një ekip. Nuk është e thjeshtë të veshësh një fanellë të rëndësishme si e jona. Ai është i rëndësishëm për ne, si të tjerët”.

RIVALËT – “Kur flasim për Ukrainën, flasim për grupin, një grup shumë i vështirë, me të katër ekipet që bënë një Europian të mirë. Rebrov është i aftë, e organizon mirë skuadrën, ka lojtarë shumë të mirë, janë Sudakov, Çeparov, Mudrik, dy qendra, portieri… Janë teknikë, shumë fizikë dhe të organizuar, kanë bërë një Europian të mirë. Grupi ynë është shumë i vështirë, duhet ta përballojmë fizikisht se është skuadër e vështirë dhe shumë teknike”.

MERKATOJA E FUTBOLLISTËVE TË KOMBËTARES- “Po jam i kënaqur. Vazhdimisht i ndjekim lojtarët tanë. Ka qenë një moment i vështirë i pushimeve, lojtarët kanë pasur presionin e merkatos. Jemi të gjithë të lumtur si staf teknik. Kështu mund të përqendrohen më tepër në ekip. Por që jemi shumë të lumtur.  

RIKTHIMI I ENTUZIAZMIT TE FUTBOLLISTËT QË NUK LUAJTËN NË EUROPIAN – “Kjo është puna e kombëtares. Kam pasur fatin të punoj edhe te Brazili. Kombëtarja është e hapur për të gjithë. Lojtarët vijnë me shumë dëshirë për të përfaqësuar kombin. Kur nuk ka dëshirë për këtë, nuk mund të japë shumë. Nuk jemi të shqetësuar. Kemi bërë 4 ditë stërvitje dhe janë shumë të motivuar. Jemi të kënaqur me motivimin e lojtarëve. 

SKEMA- “Ne për 1 vit e gjysëm kemi luajtur me 4-3-3 dhe 4-2-3-1. Ne i përshtatim skemat sipas karakteristikat që kemi te lojtarët. Mund të punojmë edhe me skemën 4-4-2. Seferi mund të bëjë rolin e një sulmuesi të distancuar. Uzuni mund të luajë sulmues qendror. Kemi lojtarë të fortë. Duke njohur karakteristikat e lojtarëve mund të përshtatim edhe skemat”.  

DUELI ME UKRAINËN- “Unë mendoj se është e vështirë të parashikohet një ndeshje, punohet për të. Nesër do të jetë një ndeshje teknike, e hapur dhe me tranzicione të shpejta nga të dy palët, se ata nisen shumë mirë. Kanë lojtarë të shpejtë, teknikisht të fortë. Pastaj edhe ne jemi një ekip me kundërsulme, kemi cilësi teknike. Mendoj se nesër është mundësi ta shohim një ndeshje të bukur. Ukraina e përsërit, është shumë e fortë. Është një grup i ekuilibruar dhe nesër na pret një ndeshje e vështirë”.

MUNGESAT – “Në Varshavë, në ndeshjen e parë kur morëm ekipin, humbëm Ismajlin e Gjimshitin, tani humbëm Gjimshitin e Ajetin. Folëm edhe për lojtarët që kanë kaluar pak ditë pushimi. Kombëtarja është e hapur, një mundësi për të gjithë, të shkohet në fushë dhe të bëhet më e mira. Nuk janë 25 lojtarë. Unë marr 23-24, por lë në shtëpi 10-12. Është kështu, kjo është puna e Kombëtares”.

I KËNAQUR ME BARAZIMIN? – “Unë e kam thënë gjithmonë që në ndeshjen e fundit të kualifikuesve kemi bërë një transferim në Moldavi e duhej barazimi. Por asnjë trajner në botë nuk e përgatit ndeshjen për të barazuar, është e pamundur. E përgatit për të fituar. Ne përgatitemi  për të fituar, pastaj ndeshja është ndeshje, ka çdo rezultat. Ka lojtarë të rëndësishëm që mungojnë, por duhet të luajmë, shkojmë në fushë të fortë dhe të shohim. Logjika është të përgatitim ndeshjen të fitojmë e pastaj të shohim:

VLERËSIMI PËR UKRAINËN DHE PËRGATITJA PËR KËTË NDESHJE- “Grupi është shumë i fortë dhe i vështirë. Të katër ekipet kanë luajtuar në Europian. Për të gjithë, Europiani është maksimumi, Liga e Kombeve është ndryshe. Është tjetër strategji. Jam i shqetësuar, lojtarët vijnë pas pushimeve, kanë luajtur pak ndeshje. Kombëtarja funksionon ndryshe nga klubi. Edhe pse një periudhë pak delikate, lojtarët duhet të japin më të mirën dhe të futen në fushë për të dhënë maksimumin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"