Lojtari i Bylisit karikon shokët para Elbasanit: Gati të rikthehemi te fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2024 | 13:03

Lojtari i Bylisit karikon shokët para Elbasanit: Gati të rikthehemi te fitorja

Aleks Peralta është nga lojtarët e spikatur të Bylisit por edhe një nga anësorët e majtë më të mirë në Superiore. Po luan sezonin e tij të parë në Superiore dhe në Europë, të dytin për Bylisin.

Bylis

Tashmë në kulmin e karrierës, ekuadoriani në prag të sfidës me Elbasanin në një prononcim për “Panorama Sport”, duket optimist sidomos tashmë qe është kthyer pas pezullimit me kartonë nga sfida në Shkodër.

“Kisha shumë dëshirë që të mos humbisja një sfidë si ajo me Vllazninë, kjo thjesht nga dëshira për të ndihmuar skuadrën, por edhe për të luajtur në një nga impiantet më të mira dhe qytetet më të bukura të Shqipërisë siç është Shkodra. Bylisi për hir të së vërtetës në dy javët e fundit ka pësuar dy humbje, që kanë sjellë edhe lëshim terreni në tabelën e renditjes por është vetëm fillimi i garës dhe kanë kaluar vetëm 6 javë.

Kemi një ndeshje në shtëpi me AF Elbasanin, me të cili vjet ka një tifozeri të zjarrtë. Skuadra jonë ka shumë kapacitet, sepse dhe afrimet e merkatos e kanë shtuar konkurrencën, por edhe kanë rritur cilësinë. Periudha e përshtatjes natyrisht që do kohën e vet dhe unë kam besim se skuadra ka reflektuar. Nesër do të hyjmë në fushë për të dhënë maksimumin dhe për të qenë një ekip që në fushën e vet nuk fal.

Të gëzojmë edhe tifozët tanë sepse në këtë qytet vetëm futbollin kanë. Elbasanin e respektojmë, por nuk i druhemi aspak sepse në fushën tonë ne mundëm edhe Dinamon apo ndalëm edhe Tiranën që ja ë ekipet më të njohura në vend”, -tha fillimisht Aleks Perlata.

ROLI – I pyetur se ku dëshiron që të jetë në fushë, pasi e ka nisur si mbrojtës dhe shkon deri në sulm, ekuadoriani 27-vjeçar ka pohuar: “Luaj në linjën e majtë ku të ketë nevojë trajneri. Dua që në Superiore të shënoj edhe gola.

Dua që ky të jetë sezoni im dhe i Bylisit, sepse kemi një grup shumë të mirë. Na duhet kjo fitore në shtëpinë tonë, për të nisur kthesën e shumëpritur dhe të ngjitemi drejt vendeve të nderit në tabelën e renditjes. Dua që të promovohem sa më shumë këtu dhe të luaj në një kampionat të nivelit të lartë në sezonin e ardhshëm”, tha Aleks Peralta, një nga lojtarët e spikatur të Bylisit vjet, por edhe në këto javët e para të Superiores.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"