Lokateli ngre peshë tifozët: Nuk fshihemi, fitojmë titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 23:02

Lokateli ngre peshë tifozët: Nuk fshihemi, fitojmë titullin

Është pika e referimit në mesfushën e Tiago Motës. Po flasim për Manuel Lokatelin që me ardhjen e trajnerit italo-brazilian po tregon formën e tij më të mirë. Mesfushori bardhezi ka dhënë një intervistë ku preferon të mos fshihet, por të bëjë tifozët të besojnë se në fund të sezonit titulli kampion mund të ngrihet në qiellin e Torinos.

lokateli

“Unë mendoj se për momentin skuadra favorite për titullin kampion është Interi. Është ekipi më i kompletuar për momentin. Por ka edhe shumë skuadra të tjera të mira. Milani ka zhvilluar një ndeshje të madhe në derbi. Më pas vjen Napoli, por edhe ne jemi një skuadër e madhe. Nuk kemi pse të fshihemi. Megjithatë, do t’i shohim gjërat hap pas hapi”.

MUNGESA E GOLIT- “Me Napolin kemi bërë një ndeshje më të mirë sesa me Romën, por skuadra e Kontes u mbyll. Më pas ne kemi folur me njëri-tjetrin. Kemi kërkuar që të luajmë më shumë vertikalisht dhe të futemi më shumë në zonën kundërshtare. Megjithatë është diçka normale sepse sapo kemi nisur një rrugëtim të ri dhe duhet ende kohë”.

MOTA- “Sigurisht që gjëja e parë që më ka bërë përshtypje te trajneri është personaliteti i fortë që ka. Në një klub si ky, diçka e tillë është e nevojshme. Kjo gjë më ka bërë shumë përshtypje. Gjithashtu Tiago Mota është një trajner shumë i dhënë pas punës që po bën”.

GENOA- “Është gjithmonë bukur që të luash në Marasi. Objektivi ynë është i qartë, duam të fitojmë. Gjithashtu dua të përqafoj fort Malinovskin për atë që i ka ndodhur”, tha ndër të tjera Lokateli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"