Lotar Mateus këshillon Bajernin: Më shumë kujdes në prapavijë
Pas ndeshjes së tretë pa fitore radhazi, përfshirë barazimin 3-3 kundër Eintraht Frankfurt, Mateus e sheh ekuilibrin mes sulmit dhe mbrojtjes si një nga pikat qendrore që duhet punuar.“Nëse Bajerni nuk arrin të jetë më i qëndrueshëm në prapavijë, do të jetë e vështirë për të arritur rezultatet e dëshiruara”, tha Mateus.
Qendërmbrojtësit Min-jae Kim dhe Daiot Upamekano ishin veçanërisht në fokus. Lotar thekson se rekordmenët kanë “probleme” kur kundërshtarët e tyre arrijnë të luajnë pasime të thella pas vijës së mbrojtjes. Skuadra e Mynihut duhet të veprojë më mirë këtu për të shmangur situata të rrezikshme.
“Mendoj se është e rëndësishme të vazhdojmë në këtë rrugë”.
Pavarësisht problemeve në mbrojtje, Mateus sheh gjithashtu mundësi të mëdha në stilin e lojës së Vinsent Kompani.
“Mendoj se është e rëndësishme të vazhdojë në këtë rrugë. Qasja është e mirë, skuadra po luan në mënyrë dominuese, por ata thjesht duhet t’i përdorin më mirë shanset e tyre dhe të jenë më gjakftohtë përpara”.
Për “rekordmenin” (Lotar Mateus) gjerman, situata aktuale nuk është një arsye për panik, por është një fazë në të cilën trajneri i ri dhe skuadra duhet të punojnë për detajet më të imëta për të arritur “gjëra të mëdha” në planin afatgjatë.
“Nëse Bajerni i përmbahet stilit të tij sulmues të lojës, por në të njëjtën kohë stabilizon mbrojtjen e tij, ai do të gjejë rrugën e tij për t’u kthyer në krye”, përfundoi Lotar Mateus.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"