“Luajnë edhe skuadrat e tjera futboll, ja çfarë nuk shkoi”, Mirel Josa: Mazrekajn e zëvendësova sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2024 | 16:07

“Luajnë edhe skuadrat e tjera futboll, ja çfarë nuk shkoi”, Mirel Josa: Mazrekajn e zëvendësova sepse…

Trajneri i Besës, Mirel Josa, foli pas barazimit 0-0 që skuadra e tij regjistroi në Rrogozhinë ndaj Pogradecit. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, tekniku kryeqytetas ndër të tjera u shpreh:  

bandicam 2024-12-02 16-01-45-705

“Luajnë edhe skuadrat e tjera futboll. Duhet të ishim më të shpejtë në pjesën e parë. Duhet t’i kalonim më tepër linjat e mbrojtjes për të dalë në rastet për shënim. Duhet të ishim më agresiv në qendrën e mesfushës, kjo ishte e gjitha.  

Duhet të kishim superioritetin numerik, ta fitonim gjerësinë e fushës. Në pjesën e dytë kërkuam të çanim në qendër. Menduam të shkonim me një ngjeshje më të madhe në zonën e rreptësisë. 20 minutat e fundit përdorëm edhe Goxhën si sulmues, i cili u fut në rast emergjence. 

Problemi nuk është se zëvendësova Mazrekajn dhe Spahiun, deri në atë momente nuk bënë diferencën, ndaj i zëvendësova. I ndërrova 20 minuta para se të mbaronte loja. Lojtarët që u futën duhet të merrnin më tepër gjerësinë e fushës”, u shpreh Mirel Josa.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"