“Luajta me lojtarë që bënë historinë e futbollit”, Tare: Ja cilat janë transferimet që do të kujtoj te Lacio

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2024 | 19:04

“Luajta me lojtarë që bënë historinë e futbollit”, Tare: Ja cilat janë transferimet që do të kujtoj te Lacio

Igli Tare është i lumtur për atë që i ka dhuruar karriera e tij në Itali, si futbollist e sigurisht edhe si drejtues. Duke folur në aktivitetin “Palermo Football Conference”, ish-drejtuesi shqiptar i Lacios ka treguar vitet e tij që kur mbërriti në futbollin italian për të luajtur në një skuadër si Breshia, për t’u bërë më pas një emër edhe më i njohur si drejtor sportiv me shumë afrime të bujshme për Lacion.

TAREEE

Mbërritja në Itali…
Ishte ëndrra ime dhe e realizova në momentin e fundit, në një moshë të madhe për një futbollist, duke qenë se isha 27 vjeç. Atmosfera gjatë 3 viteve në Breshia ishte e pabesueshme, edhe sepse isha në gjendje të luaja me lojtarë që bënë historinë e futbollit.

Çfarë do merrni me vete nga eksperienca juaj te Lacio dhe pse përfundoi?
Do mbaj me vete shumë kujtime të bukura, 15 vite të paharrueshme, 18 nëse i shtojmë edhe ato si futbollist. Ishin vite gëzimi dhe vuajtjeje, njoha këtë realitet që do të mbetet përgjithmonë brenda meje.

Zbulimi juaj më i madh te Lacio?
E kam thënë shumë herë. Gjithmonë mbetesh me lojtarin e parë që blen, i cili ishte Kristian Broki. Pastaj lojtari i parë i rëndësishëm, që ishte Hernanes nga San Paolo. Më pas gjithçka të bëhet zakon. Kalimi nga fusha prapa tavolinës ishte bukur Përfundoi sepse ishte e drejtë, cikli kishte marrë fund, por kur idetë dhe rrugët ndahen, është e drejtë të bësh një hap prapa dhe të bësh vend për njerëz të rinj.

Imobile ishte shumë i madh te Lacio, por jo në kombëtare. Pse?
Për të pasur një ide duhet t’i njohësh gjërat nga afër. Kam jetuar me të për 8 vite fantastike, ai është një kampion i vërtetë që do të kuptojë se çfarë ka bërë kur të ndalet. Në 20 vitet e fundit ai ka qenë sulmuesi më i mirë në Itali.

Sa afër ishit me Napolin dhe Fiorentinën?
Asnjëherë, emri im është përmendur, por nuk kam pasur kurrë kontakt me Napolin apo Fiorentinën.

A jeni gati të ktheheni në punë?
Absolutisht po, por është e drejtë të presësh momentin e duhur dhe shoqërinë e duhur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"