Luajti kundër Shqipërisë në Ligën e Kombeve, mesfushori ukrainas i Çelsit del pozitiv në testin e dopingut
Sulmuesi i Çelsit, Mikhailo Mudrik, është pezulluar përkohësisht nga futbolli pasi ka dalë pozitiv në testin e dopingut. Ai ka rezultuar pozitiv për mildronate, një ilaç i ndaluar nga Agjencia Botërore Anti Doping (WADA) që nga viti 2016.“Mund të konfirmoj se jam njoftuar se një mostër që i kam dhënë FA përmban një substancë të ndaluar. Kjo ka ardhur si një tronditje e plotë pasi unë kurrë nuk kam përdorur me vetëdije ndonjë substancë të ndaluar ose kam shkelur ndonjë rregull, dhe po punoj ngushtë me ekipin tim për të hetuar se si mund të ketë ndodhur kjo. E di që nuk kam bërë asgjë të keqe dhe shpresoj se do të rikthehem në fushë së shpejti. Nuk mund të them më shumë tani për shkak të konfidencialitetit të procesit, por do ta bëj sa më shpejt që të mundem”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Mesfushori i Ukrainës, luajti edhe kundër Shqipërisë në ndeshjet e Ligës së Kombeve, pavarësisht se medikamenti i ka dalë pozitiv në ndeshjet e zhvilluara në Premier Ligë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"