Luajti në Europianin e 2004-ës me kombëtaren e tij, ish-futbollisti humb jetën në luftën në Ukrainë
Ish-futbollisti rus, Aleksei Bugaev ka humbur jetën në luftën në Ukrainë. Vdekja e 43-vjeçarit u konfirmua nga avokati i tij Anton Smirnov dhe babai i tij.
Sipas informacioneve të raportuara nga NOS , trupi i tij nuk është gjetur ende për shkak të luftimeve të vazhdueshme. Si futbollist ai luajti për Torpedo Moskë, Lokomotiv Moskë, Tom Tomsk, Khimki dhe Krasnodar, duke luajtur gjithashtu shtatë ndeshje me kombëtaren, duke përfshirë dy ndeshje në Kampionatin Evropian 2004 në Portugali.
Pas atij turneu, ai filloi të kishte probleme me alkoolin dhe doli në pension në vitin 2010, në moshën 29-vjeçare.
Më 28 tetor 2023, ai u arrestua në qytetin jugor rus të Krasnodarit me 495 gram mephedron, një stimulues i ngjashëm me amfetaminën. Bugaev pranoi fajin dhe u dënua me 9.5 vjet burg për trafik droge pothuajse një vit më vonë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"