Luan kundër Francës, Donaruma vë bast për Italinë: Kjo skuadër do të rikthehet e fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2024 | 11:32

Luan kundër Francës, Donaruma vë bast për Italinë: Kjo skuadër do të rikthehet e fortë

Xhanluixhi Donaruma është gati të përballet me Francën në debutimin e Italisë në Ligën e Kombeve, një ndeshje që është çdo gjë tjetër veçse banale për të.

donaruma

Lidhur me takimin e sotëm, portieri, në konferencë për shtyp ka thënë: “Ka një efekt të mrekullueshëm të luash këtu, sepse kam një marrëdhënie të veçantë me Parisin, është shtëpia ime e dytë. Do të jetë një emocion i madh, do të jetë një ndeshje speciale, por duhet të japim maksimumin. Do të jetë një sfidë stimuluese pas një zhgënjimi si Europiani, por jemi gati. Për Italinë nis një cikël i ri, ka punë për të bërë, por shoh qasjen e duhur”.

Përballë sot në 20:45, “Axurrët” do të kenë një nga kombëtaret më të forta në botë. “A do të preferoja një fillim të butë? Jo, do të jetë një sfidë e bukur, e këndshme për të luajtur. Fundja jetojmë për të luajtur këto ndeshje. Emocionet që ndjejmë janë të bukura për t’u përjetuar dhe është mirë të përballesh me një ekip si Franca. Do të duhet të luftojmë, do të duhet të japim gjithçka dhe të bëjmë gjërat që provuam në stërvitje”, u shpreh portieri i Italisë në prag të ndeshjes.

KËSHILLA E XHIXHOS – Didie Deshamps ka në dispozicion shumë kampionë, disa prej të cilëve Donarmma i njeh mirë, si Barkola të cilin e ka ende shok skuadre dhe Mbape që prej disa muajsh tashmë militon te Reali i Madridit. “Kam folur me disa prej shokëve që luajnë te Franca – pranoi portieri italian -. Ata janë vërtet të fortë, shumë. Nga ana tjetër u kam dhënë disa këshilla shokëve të skuadrës si t’i trajtojnë, por janë të paparashikueshëm dhe duhet t’i kushtojmë vëmendje situatave të ndryshme, ta menaxhojmë mirë lojën dhe të mos i lëmë hapësira në fushë.

Francezët janë shumë të shpejta dhe teknike, kështu që sa më pak hapësirë t’u limë, aq më pak do të ketë nevojë për tu kthyer prapa. Do të ketë shumë rëndësi se si do ta menaxhojmë ecurinë e lojës”. Së fundi, Donaruma foli për mënyrën sesi e gjeti sërish grupin italian, sidomos duke e ditur se sa keq është përjetuar eliminimi nga Europiani.

“Kam gjetur një grup shumë të bashkuar dhe me disa djem të rinj që u po integrohen mirë. Shoh dëshirë për të rregulluar gjëra, ka për të bërë mirë, për të treguar se jemi një skuadër e madhe dhe që nuk jemi ne ata të kampionatit evropian. Jam i lumtur që jam rikthyer dhe jam i lumtur që rifilloj këtë rrugë”, përfundoi kapiteni i Italisë.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"