“Lufta” e mbrojtjeve, Mota ndryshon sërish në Ligën e Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2024 | 18:00

“Lufta” e mbrojtjeve, Mota ndryshon sërish në Ligën e Kampioneve

Të mbrosh te Juventusi nuk është vetëm një opsion taktik, por një “stil jetese”. “Ne emocionohemi kur nuk pësojmë gola”, tha dikur Xhorxho Kielini, ishqendërmbrojtësi dhe një prej drejtuesve aktual të Juventusit.

mota

Kush e di se sa kënaqësi merr Kilini kur shikon zeron në kutinë e golave të pësuar në Serinë A pas 6 javëve të para. As ai vetë nuk arriti ta bënte këtë gjë me Masimiliano Alegrin në sezonin 2014-2015, kur seria e ndeshjeve pa pësuar gol u ndal në javën e pestë të kampionatit me 2 gola të pësuar në shtëpi ndaj Romës. Tiago Mota e ka marr drejtimin e Juventusit pak më shumë sesa 2 muaj më parë dhe megjithatë ai tashmë ka vendosur një rekord. Juventusi nuk kishte arritur kurrë të mbante portën e pastër për 540 minutat e para të kampionatit. As me Alegrin dhe as me Trapatonin, teknikë që janë “të dashuruar” me lojën mbrojtëse.

“Zonja” shkëlqen edhe në Europë në këtë aspekt, ku është e vetmja skuadër në pesë kampionatet kryesore që nuk ka pësuar ende gol. Nga ana tjetër, Lajpcig, kundërshtari i radhës i Juventusit në Ligën e Kampioneve ka pësuar vetëm dy gola dhe sa i përket mbrojtjes më të mirë në kampionatet më të rëndësishme në Europë, renditet e dyta, pikërisht pas bardhezinjve. Prandaj, ndeshja e të mërkurës në mbrëmje do të jetë mbi të gjitha një sfidë e mbrojtjeve, sidomos me formatin e ri të Champions-it që kërkon të pësohen sa më pak gola gjatë ndeshjeve, pasi çdo statistikë ka vlerë në fund për t’u shënuar te tabela e renditjes së skuadrave.

PLANI- Tiago Mota ka një plan sa i përket ndeshjes me Lajpcigun ku disa lojtarë që u ulën në stol në sfidën ndaj Xhenoas priten që të rikthehen titullarë. Di Gregorio dhe Gati do të riveshin fanellën e titullarit dhe me aktivizimin e këtij të fundit, Danilo ulet detyrimisht në stol. Pritet të rikthehet në krahun e djathtë Kalulu, ndërsa në qendër të mbrojtjes përveç Gatit do të jetë edhe Bremer, një tjetër garanci për “Zonjën e Vjetër”. Rikthehet edhe Lokateli, i cili është gati për t’u vendosur përpara mbrojtjes, ndërsa partneri i tij mund të jetë Turam pas ndeshjes së mirë që bëri përballë Xhenoas. Pak dyshime sakaq në repartin ofensiv ku treshja Gonzalez, Kopmeiners dhe Jildiz pritet të mbështesin në sulm Dushan Vlahoviçin.

FOKUSI- Tiago Mota kërkon nga mbrojtja që të bëjë një tjetër përpjekje të madhe për të mos lejuar shumë hapësira në prapavijë. Sulmi i Lajpcigut konsiderohet si një nga më të rrezikshmit në Europë dhe Juventusi nuk kërkon të ketë surpriza në sfidën e dytë. Dy rreziqet më të mëdha që mund të vijnë nga ana e gjermanëve janë Sesko dhe Simons. Për këtë arsye trajneri italo-brazilian pret nga katërshja e mbrojtjes që të përsërisin veten, njësoj si në 6 ndeshjet e para në Serisë A ku ende nuk e kanë ndier shijen e hidhur të një goli të pësuar.JHJK HPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"