Lufta për titull në Serinë A, Kapelo: Ja pse Interi është favorit në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2024 | 9:00

Lufta për titull në Serinë A, Kapelo: Ja pse Interi është favorit në kampionat

Për Fabio Kapelon nuk ka dyshime. Është Interi favorit kryesor për Serinë A. Në një deklaratë për “La Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri ka thënë:

KAPELO A

“Juvja e ka nisur mirë dhe nëse ka këtë ecuri difensive mund të bëjë shumë në kampionat. Milani po zhgënjen dhe krijoi iluzione sepse mundi në miqësore klube të madhe, por me pak emra në fushë. Ai që më bind më tepër është Interit.

Zikaltrit në fushë luajnë me nerv e dëshirë dhe këtë e tregojnë në çdo duel për top. Duke qenë se kanë të njëjtin trajner prej vitesh janë edhe formacioni më i kolauduar. Për më tepër kanë edhe Turamin me Lautaron. Argjentinasi është teknikisht më i fortë, ndërsa francezi e ka nisur fuqishëm.

Do të jetë një duel i bukur kokë më kokë. Megjithatë, sezoni është i gjatë dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. Të gjitha skuadrat do të kenë ulje-ngritjet e tyre dhe është diçka që në futboll ndodh gjithmonë”, ka thënë Fabio Kapelo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"