Lufta te Red Bull nuk ka të ndalur, Horner do Alonson si presion për Vershtapenin
Lajmi i nisur nga media gjermane “F1-Insider”, gati dy muaj më parë, për një kalim të mundshëm të Fernando Alonsos te Red Bulli në sezonin e ardhshëm po merr gjithnjë e më shumë formë. Një transferim i bujshëm që do t’i mundësonte skuadrës austriake të siguronte performancën e një piloti shumë ekspert, super të talentuar, ende të shpejtë dhe mbi të gjitha të uritur për fitore, pavarësisht moshës gati 43 vjeç.
Por gjithashtu kjo lëvizje lexohet edhe si inat midis dy fraksioneve që drejtojnë Red Bullin, pasi zgjedhja e Kristian Hornerit për t’u fokusuar te Alonso, shikohet si një mënyrë për të ushtruar presion mbi Markon dhe Vershtapenin.
SKENARËT – Sigurisht Maks Vershtapen nuk do të kishte frikë të konkurronte me Fernando Alonson në të njëjtën skuadër, pilot me të cilin gjithashtu ka një raport shumë të mirë njerëzor, por punësimi i mundshëm i hershëm i një piloti kampion të dyfishtë bote, shihet si mesazh i qartë nga Horner për rivalët e tij të brendshëm, duke pohuar tezën e se Red Bull mund të vazhdojë të fitojë edhe nëse Vershtapen do të largohej nga “Milton Keynes”.
Ndërsa në një tjetër skenar, me rikthimin e paqes në ekip, dy palët do të pajtoheshin duke respektuar kontratën që lidh Vershtapenin me Red Bullin deri në vitin 2028, ndërsa Alonso do të formonte një ekip ëndrrash me kampionin në fuqi, duke marrë vendin e Serxho Perezit, marrëveshja e të cilit skadon në fund të këtij sezonit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"