Luftëtari mund grekët e Thesprotos në miqësore, vjen një portier brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2024 | 15:01

Luftëtari mund grekët e Thesprotos në miqësore, vjen një portier brazilian

Luftëtari ka zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore me skuadrën greke Thessprotos A.S. të Igumenicës ku gjirokastritët fituan me rezultatin 3-1. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-1. Më parë shënoi Diamanti dhe barazuan vendësit.

luftetari

Deri në të 70-ën minutë, rezultati ishte i barabartë, por më parë Tuni dhe pastaj Diamanti fiksuan shifrat në 3-1. Trajneri Besmir Shabani aktivizoi fillimisht: Basha, Tuni, Glaubert, Çulli, Ramadani, Vucaj, Mukoj, Dulaj, Ziaji, Diamanti, Mërkuri. Me fillimin e pjesës së dytë u aktivizuan edhe lojtarët  e tjerë të grupit. Nga fakti se në 2-3 miqësoret e fundit trajneri Shabani ka paraqitur në fushë me pak ndryshime të njëjtët lojtarë duket se e ka të qartë formacionin për ndeshjet e kampionatit. Ditën e nesërme do të zhvillojë një tjetër test në Delvinë edhe për faktin se fusha e Delvinës do të jetë pritëse në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Tomorit dhe vetëm në javën e pestë mund të luaj në fushën e vet përballë Turbinës.

Mbetet ende pa u gjetur tjetër portier pas largimit të K.Birjes, por një lajm i pa konfirmuar plotësisht bën me dije se pritet të rikthehet ditën e nesërme portieri brazilian, i cili ishte një sezon më parë te Luftëtari. Duket se skuadra gjirokastrite është mëse e motivuar nga 2-3 sezonet e fundit për realizimin e objektivit për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, nisur kjo jo vetëm nga përbërja e grupit dhe zhvillimin e një faze përgatitore tepër aktive.

Gëzim Beqiri-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"