Luftëtari sheh për lart, Shabani dhe Kuqi hedhin “grepat” në Vlorë
Ngjitja në Kategorinë e Parë do të jetë objektivi i gjirokastritëve edhe për këtë sezon të ri futbollistik. Për arritjen e këtij objektivi, bluzinjtë po marrin të gjitha masat që ekipi të jetë më premtues.
Baza do të jetë formacioni i një sezoni më parë. Ndërkohë, që merkato do të plotësojë ekipin me element cilësorë. Besmir Shabani do të drejtojë Luftëtarin këtë sezon dhe në krah të tij do të jetë një tjetër vlonjat, Taulant Kuqi.
Dyshja vlonjate ka nisur punën për plotësimin e ekipit. Ramadani, Vucaj, Birja janë tashmë pjesë e Luftëtarit. Ndërkohë, bisedimet kanë filluar me disa futbollistë nga qarku i Vlorës, pasi njohja e dyshes Shabani-Kuqi është më e mirë në këtë zonë.
Faza përgatitore për gjirokastritët mendohet të startojë në 10 gusht.
GËZIM BEQIRI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"