Luftëtari “shuplakë” Memaliajt në miqësore, largohet portieri Birja nga gjirokastritët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2024 | 16:47

Luftëtari “shuplakë” Memaliajt në miqësore, largohet portieri Birja nga gjirokastritët

Luftëtari e ka marrë direkt veten pas humbjes që mësoi në testin e zhvilluar në Vlorë, ku në fundjavë kanë shpërthyer me një fitore të thellë përballë Memaliajt.

luftetari

Gjirokastritët kanë shënuar plot 5 gola në portën memaljote, që priten ta kenë kundërshtar edhe në kampionatin e Kategorisë së Dytë. Përveç 5 golave të shënuar, gjirokastritët kanë goditur dhe tre herë shtyllën. Pjesa e parë u mbyll 3-0 ku shënuan Mërkuri dhe dy herë Ziaji. Në të dytën Kadhe shënoi dy golat e tjerë. Kjo është ndeshja e katërt miqësore për Luftëtarin në këtë fazë përgatitore.

Fillimisht kanë fituar 2-1 në Delvinë, më pas 5-0 ndaj grekëve të Mecovo, si dhe u mundën 2-1 nga Flamurtari në Vlorë. ndërkohë që të mërkurën do të zhvillojnë një tjetër ndeshje miqësore në Igumenicë. Duket se Luftëtari këtë sezon është i vendosur për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, por i mbetet të zgjedhë rolin e portierit, pasi Kadri Birja është larguar nga grumbullimi i tanishëm për arsye familjare.

LUFTËTARI – MEMALIAJ 5-0

GOLAT: Mërkuri 4′, Ziaji 25′, 42′, Kadhe 68′, 85′

 

LUFTËTARI: Basha, Tuni, Glauber, Çulli, Mukoj, S.Puci, Dulaj, Vucaj, Ziaji, Mërkuri, Diamanti;(U aktivizuan: Th.Puci, A.Gaba, N.Gaba, Pula, Avduli, Ahmetaj, Kadhe, Mirani). Trajner: B. Shabani

MEMALIAJ: Mustafaj, Kolila, Haruni, Elmazaj, Matushi, Bilaj, Bega, Jaupi, Sina, Hysi, Maça;(U aktivizuan: Hamzallari, Çuçka, Topi). Trajner: K. Mustafaraj Gjyqtarë: K.Hoxha, A.Muxhai, Xh.Kashah.

GËZIM BEQIRI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"