Luftëtari të hënën në fushë, gati disa afrime cilësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2024 | 22:40

Luftëtari të hënën në fushë, gati disa afrime cilësore

Luftëtari do të fillojë përgatitjet të hënën e ardhshme. Trajneri i ri i gjirokastritëve Besmir Shabani nuk është mjaftuar, por që një javë më parë, me marrjen e detyrës ka kontaktuar me lojtarët që përmbyllën sezonin e fundit duke u dhënë një program stërvitore për ta zbatuar individualisht.

Luftetari

Sipas trajnerit Shabani i cili e konfirmon për “Panorama Sport”, fillimisht do të grumbullohen të gjithë futbollistët aktualë dhe mbas një seleksionimi do të mendohet edhe për afrimet e nevojshme sipas reparteve dhe atje ku skuadra ka nevojë për ndërhyrje.

Klubi ka gjithë mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër në lidhje me merkaton dhe përforcimet e reja duke garantuar financa të shëndosha për të marrë lojtarë cilësorë të cilët do të synojnë një objektiv të vetëm, ngjitjen në Kategorinë e Parë. Deri tani në Gjirokastër kanë mbërritur: Ramadani, Vucaj dhe Birja, por ndërkohë priten edhe afrime të tjera deri në fillimin e kampionatit më 21 shtator.

GËZIM BEQIRI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"