Luftëtari, trajneri Shabani kritika sulmit dhe “ngujon” ekipin para portës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 15:00

Luftëtari, trajneri Shabani kritika sulmit dhe “ngujon” ekipin para portës

Pas fitores në start me Tomorin, 1-0, me golin e Vucajt, Luftëtari është përqendruar për takimin e radhës që do ta zhvillojë në Maliq. Bluzinjve nuk u lejohen të bëjnë hapa fals për ngjitjen në të Parën.shabani luftetariTrajneri Besmir Shabani, ka analizuar lojën e zhvilluar në Delvinë ndaj beratasve dhe pranon se skuadra, pavarësisht se fitoi, shfaqi dobësi kryesisht në sulm. “Pavarësisht se prodhuam lojë, shfaqëm disa mangësi që duhet t’i rikuperojmë në vazhdimësi, sidomos në finalizimin e aksioneve sulmuese. Shpërdoruam shumë raste për shënim”, u shpreh trajneri Shabani për “Panorama Sport”. Gjirokastritët çaluan në finalizimin e aksioneve, kjo edhe për faktin se shpesh futbollistët u treguan individualistë.

Në seancat stërvitore të këtyre ditëve u është kushtuar vëmendje e veçantë gjuajtjeve në portë dhe veprimeve taktike, duke nisur aksionet sulmuese nga reparti i mbrojtjes. Për faktin se jo vetëm në Maliq, por edhe në transferta të tjera do të luhet në fusha me bar natyral, Luftëtari është stërvitur në fushën sportive të Dervicianit. Kjo, për t’u ambientuar më mirë, pasi fusha e stërvitjes në Gjirokastër, por edhe ajo në Delvinë ku po i zhvillon ndeshjet pritëse ekipi, deri në rikthimin në stadiumin “Gjirokastra”, janë me tapet sintetik.                                   

GËZIM BEQIRI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"