Luhen gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, zbulohen arbitrat e dy supersfidave
Në orën 18:00, do të luhen dy ndeshjet e kthimit të vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.Në sfidën që do të luhet në “Loro Boriçi”, arbitër kryesor do të jetë Juxhin Xhaja. Ndërsa anësorë, Rejdi Avdo dhe Arbër Zalla.
Rrogozhinasit vijnë më të avantazhuar për shkak se ndeshja e parë u mbyll 1-0.
Ndërsa Enea Jorgji do të arbitrojë duelin mes Tiranës dhe Kukësit që luhet në “Air Albania”. Anësorë do të jenë Denis Rexha dhe Ridigert Çokaj.
ARBITRAT
VLLAZNIA-EGNATIA
Kryesor: Juxhin Xhaja
Anësorë: Rejdi Avdo dhe Arbër Zalla
Në VAR: Kreshnik Bajramaj dhe Ardian Beqiraj
TIRANA-KUKËSI
Kryesor: Enea Jorgji
Anësorë: Denis Rexha dhe Ridigert Çokaj
Në VAR: Eldorian Hamiti dhe Emanuela Rusta
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"