Luhet në Ballsh dhe Elbasan, Superiorja mbyll fazën e parë me sfidën për kreun dhe zonën “Play-Out”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2024 | 8:16

Luhet në Ballsh dhe Elbasan, Superiorja mbyll fazën e parë me sfidën për kreun dhe zonën “Play-Out”

Sot do të luhen dy ndeshje që vlejnë për javën e nëntë të Superiores dhe mbyllin fazën e parë të saj. Bëhet fjalë për Bylis – Skënderbeu dhe Elbasani – Partizani.

elbasan bylis

Sfida e parë është ajo në Ballsh, që fillon në 14:00. Një ndeshje për zonën “Play Out”, pasi Skënderbeu e mban aktualisht dhe numëron dy pikë më shumë se Bylis i vendit të fundit.

E gjithë java mbyllet me ndeshjen e orës 17:00 në Elbasan. Një takim mes Elbasanit dhe Partizanit vlen për kreun, teksa vendasit ndjekin të kuqtë kryesues me dy pikë më pak.

Kujtojmë ndërkohë se dje Laçi mposhti Vllazninë(3-1). Sfidat e tjera Tirana – Dinamo dhe Egnatia – Teuta u mbyllën në barazim pa gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"