Postuar: Nëntor 2, 2024 | 12:16
Luis Enrike i thur elozhe Hakimit: Është mbrojtësi i djathtë më i mirë që kam parë ndonjëherë
Trajneri i PSG-së, Luis Enrike në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Lens, është ndalur te mbrojtësi maroken, Ashraf Hakimi. Ai është shprehur se 25-vjeçari është mbrojtësi i djathtë më i mirë me të cilin ka punuar ndonjëherë.“Nga të gjithë lojtarët me të cilët kam punuar, është e vërtetë që nuk kam takuar kurrë një mbrojtës të djathtë më të mirë se ai. Ai ka hapësirë për rritje, potencial të jashtëzakonshëm dhe është duke punuar për këtë. Edhe pse është ende i ri, ne duam që ai të bëhet një lojtar referimi në fushë dhe jashtë saj”, tha shkurtimisht trajneri spanjoll.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"