Lushnja-Burreli u ndërpre për 11 minuta. Panik në fushë, portieri Alimuçaj tregon dëmtimin dhe si u përmend

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2024 | 14:47

Lushnja-Burreli u ndërpre për 11 minuta. Panik në fushë, portieri Alimuçaj tregon dëmtimin dhe si u përmend

Lushnja-Burreli u ndërpre 11 minuta në pjesën e parë. Në të 28-ën, portieri i Lushnjës Saugli Alimuçaj dhe kapiteni i Burrelit Florenc Farruku, u përplasë në zonë. Drejt tyre vrapuan mjekët. Më pas u kërkua autoambulanca për të transportuar drejt spitalit portierin e Lushnjës, i cili u rikthye në stadium në fillim të pjesës së dytë.

Alimuçaj lushnja

Për “Panorama Sport”, Alimuçaj tregon dëmtimin: “Ishte një kros në zonë dhe dola e grushtova topin. Sulmuesi kundërshtar në tentativë për të goditur topin, më goditi mua në kokë. Rashë pa ndjenja dhe në momentin kur rashë u godita pas koke. Mund të kujtoj shumë pak momente, pasi përplasja ishte e fortë, si goditja në kokë dhe rënia. Në fillim u përmenda në fushë dhe për këtë dua të falënderoj të dy stafet mjekësore që mundësuan të përmendesha shpejt.

ambulanca

Në ditët në vijim do të bëj disa analiza më të detajuara për të parë gjendjen dhe nëse ka lënë pasoja. Pasi u riktheva në stadium, u duartrokita nga të gjithë. Pata një emocion të veçantë. E kam ndier gjithmonë ngrohtësinë e tifozëve lushnjarë. I falënderoj pa masë për mesazhet e shumta”.

ALBAN ALUSHI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"