Lushnja zhvendos fazën përgatitore në Ersekë, koha e përforcimit të grupit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2024 | 17:04

Lushnja zhvendos fazën përgatitore në Ersekë, koha e përforcimit të grupit

Lushnja e drejtuar nga trajneri Gugash Magani ka mbyllur periudhën e parë të fazës përgatitore, që u zhvillua në kushte shtëpi që nga data 10 korrik.

magani lushnja

Nga mesjava përgatitjet e verdhejeshilëve zhvendosen në qytetin e Ersekës, ku kushtet klimaterike janë më të favorshme për zhvillimin e fazës intensive me ngarkesë të plotë. Kjo fazë dyjavore që do të kryhet në Ersekë do të shoqërohet edhe me zhvillimin e disa ndeshjeve miqësore, ku e para pritet të mbahet në mesjavë me Besën në stadiumin ku luan Gramozi vendës.

Pra disa ditësh trajneri Magani e pranoi vetë që Lushnja është formatuar në 50-60% të asaj që ata pretendojnë të kenë si organikë për sezonin e ri. Duke ditur që sezoni i ri i Kategorisë së Parë starton më 24 gusht, i bie që te Lushnja është koha për të kryer përforcimet e nevojshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"