Luzi kryeson i vetëm Grupin A, Tomori dhe Oriku ndajnë kreun e Grupit B. Mësoni renditjet e Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2024 | 19:59

Luzi kryeson i vetëm Grupin A, Tomori dhe Oriku ndajnë kreun e Grupit B. Mësoni renditjet e Kategorisë së Dytë

Kategoria  e Dytë ka mbyllur javën e pestë të saj. Gjashtë ndeshje u luajtën të vlefshme për Grupin B dje dhe pesë të tjera për Grupin A sot. Memaliaj ndërkohë ishte pushim.

kategoria-e-dyte

Luzi i Vogël kryeson renditjen i vetëm në Grupin A, në anën tjetër Tomori dhe Oriku renditjen e grupit B.

Vetëm Murlani dhe Memaliaj janë aktualisht pa pikë. Më poshtë iu sjellim dhe renditjen.

RENDITJET NË KATEGORINË E DYTË

Grupi A: Luz i Vogël 13 pikë, Besëlidhja 12 pikë, Sopoti 10 pikë, Iliria 10 pikë, Tërbuni 8 pikë, Veleçiku 7 pikë, Naftëtari 7 pikë, Basania 5 pikë, Adriatiku 4 pikë, Albanët 4 pikë, Gramshi 3 pikë, Murlani 0 pikë

Grupi B: Tomori 10 pikë, Oriku 10 pikë, Luftëtari 9 pikë, Maliqi 9 pikë, Devolli 8 pikë, Butrinti 8 pikë, Shkumbini 7 pikë, Turbina 4 pikë, Delvina 3 pikë, Këlcyra 2 pikë, Memaliaj 0 pikë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"