Postuar: Nëntor 4, 2024 | 23:24
Moviola e Vllaznia-Skënderbeu/ Xhaja e ka të lehtë, asnjë rast i dyshimtë
Kryesori Juxhin Xahaj dhe ndihmësit e tij e patën ndoshta më të lehtë nga sa mund të mendohej për ta menaxhuar këtë ndeshje, ku munguan rastet e diskutueshme. Ishin vetëm dy episode, nëse mund t’i konsiderojmë të tillë, por që u zgjidhën në mënyrë të drejtë nga arbitrat në fushë.
55’ Qato avancon drejt zonës dhe rrëzohet në hyrje të saj. Xhaja sheh një simulim dhe e ndëshkon me karton të verdhë, duke vepruar drejt.
75’ Kërkojnë penallti korçarët, duke pretenduar për një prekje të topit me dorë në zonë, por realisht topi ndalet me bark nga një prej mbrojtësve të Vllaznisë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"