Magani: Borxhli tifozëve, Lushnja nuk zhgënjen kundër Besës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2024 | 13:25

Magani: Borxhli tifozëve, Lushnja nuk zhgënjen kundër Besës

Fitorja në derbin me Apoloninë në trans fertë, pas një periudhe 5-vjeçare, gëzoi të gjithë qytetin e Lushnjës, prandaj në ndeshjen e sotme me Besën pritet me një interesim shumë të madh në Lushnjë.

gugash magani

Trajneri i skuadrës verdhejeshile, Gugash Magani, në intervistën e dhënë enkas për “Panorama Sport” në prag të supersfidës, Lushnja-Besa, mes të tjerash deklaroi: “Skuadra e di filozofinë time edhe pse nuk jam në pankinë”. Dihet që Lushnja në këtë takim do të ketë mungesën e stafit teknik, pasi trajneri Magani do të vuaj kartonin e kuq që mori në Fier, ndërsa zv.trajneri Klodian Dervishi është pezulluar me 6 javë nga Komisioni i Disiplinës. Interesimi është i madh për këtë takim dhe priten rreth 3 mijë spektatorë. Gjasat janë që këtë takim ta gjykojë arbitri me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji.

Fitorja në derbi e ngjiti Lushnjën në vendin e katërt. Tani keni përballë Besën kryesuese në një “big match”, si e shikoni?

Ka qenë një javë intensive dhe e gëzuar për futbollin lushnjar. Gjithsesi, jemi munduar të ruajmë kontrollin, të mos fluturojmë.

Besoni se ekipi që drejtoni mund ta thyejë Besën kryesuese?

Ndeshja me Besën është tjetër histori. Përballemi me skuadrën më të mirë të momentit. Është një ndeshje që i ka të tria rezultatet, ku natyrisht ne do të futemi për të marrë maksimumin në shtëpinë tonë.

Ju mundon fakti që nuk do të jeni në pankinë në këtë takim?

Nuk më vjen mirë që mora karton të kuq në Fier. Protestave me të drejtë për ndërhyrjet “horror”, që sulmuesi kundërshtar i bëri mbrojtësve tanë. Megjithatë, skuadra e di filozofinë time edhe pse nuk jam në pankinë.

Cila është gjendja e skuadrës për sot?

Skuadra është thuajse e plotë. Përjashtim bën vetëm Kamisoko, i cili doli i dëmtuar në Fier.

Pas shumë kohësh qyteti i Lushnjës është përfshirë në një atmosferë shumë sportive. Çfarë mesazhi kërkoni të përcillni në prag të duelit me kavajasit?

Personalisht, tifozëve lushnjar u jam borxhli, sepse rezultatet nuk i kam patur të mira. Prandaj, po punojmë me skuadrën, që ti gëzojmë dhe mos t’i zhgënjejmë si vitin e kaluar.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"