Magani ka dilema në sulm, ja lojtarët që nuk preken te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2024 | 9:15

Magani ka dilema në sulm, ja lojtarët që nuk preken te Tirana

Tirana e drejtuar nga Gugash Magani po përgatitet për sfidën ndaj Elbasanit. Trajneri Gugash Magani do të ketë të gjithë skuadrën për këtë sfidë. Edhe Meta që kishte probleme është me skuadrën ashtu si Ndreca e Marku.gugash maganiNë këtë moment që flasim, Magani sheh si të pazëvendësueshëm vetëm katër lojtarë. Bëhet fjalë për portierin Selmani dhe tre mbrojtësit Dembele, Kola dhe Përgjoni. Të tjerët janë të gjithë në provë.

FORMACIONI – Me një skuadër të plotë, Magani ka mundësi të zgjedhë. Në 11- shen që mendon trajneri, gjasat janë që nga minuta e parë ta nisë Selmani. Në mbrojtje do të jenë Isuf, Dembele, Kola dhe Përgjoni. Në mesfushë do të ketë tre futbollistë. Si fillim, Meta, më pas spanjolli Soler dhe Jonuzi. Sulmi është vendi ku ka disa dilema. Së pari, nëse do të luajë Gjumsi apo Abah apo nëse Ismajli do të jetë në sulm dhe Haxhiu do të kthehet në krahun e djathtë të mesfushë.RESTRYHISTORIA – Para barazimit 1-1 të këtij sezoni, për të gjetur një Tirana-Elbasani duhet të kthehemi në 18 prill 2015. Në atë ndeshje, bardheblutë kanë fituar 1-3 përballë verdhebluve, në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit, paçka se ishte ndërtuar “Elbasan Arena”, ku ekipi asokohe i Maganit dominoi lojën. Një gol i shpejtë i Jaupit i shokoi jo pak Tiranën. Përtej vështirësive, kthesa erdhi falë golave të Hyshmerit, Bushiçit e Bakajt. Tirana i ka në favor shifrat kundër Elbasanit.

Ajo nuk thyhet që prej 2008-ës. Humbja e fundit daton më 9 nëntor 2008, kur verdheblutë fitonin në “Ruzhdi Bizhuta” me shifrat 1-0, me një gol të Abazajt. Sakaq, në sezonin e fundit që luanin bashkë në Superiore 2014-2015 sezon statistikat flasin për bardheblutë. Në katër ndeshjet e fundit luajtura mes skuadrave, kryeqytetasit i kanë fituar të gjitha (në shtëpi 2-0, 2-1 dhe në Elbasan 2-3 e 1-3 në Pogradec). Tirana e sivjetshme është në vendin e shtatë dhe ka 14 pikë ose 7 më pak se 365 ditë më parë.

Nëse këtë vit, Tirana ka vetëm dy fitore dhe tetë barazime, sezonin e shkuar ka pasur gjashtë fitore dhe tre barazime. Vetëm te humbjet kanë fituar bardheblutë, pasi kanë një më pak se vjet, tre kundër katër. Edhe në golaverazh, skuadra e vjetshme ishte 21-19, ndërsa e sivjetmja 17-16. Magani e di mirë se prova e madhe e skuadrës së tij janë pesë ndeshjet e mbetura të fazës së dytë. Testi i “zjarrit” është 270-minutëshi i Elbasanit e dy derbet.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"