Maikon: Fitorja 4-0 në derbi e paharrueshme, Interi rikthehet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 19:25

Maikon: Fitorja 4-0 në derbi e paharrueshme, Interi rikthehet

Dagllas Maikon ka besim që Interi do të rikthehet dhe Lautaro po ashtu. Ish-kampioni i Ligës së Kampioneve me zikaltrit ka analizuar derbin dhe kujton disa nga momentet e bukura të së shkuarës.

maikon

DERBET- “Një nga më të bukurit që kujtoj është fitorja 4-0 kundër Milanit. Luanin shumë kampionë aty dhe mbi të gjitha ata ishin pritësit e ndeshjes. Kur fiton 4-0 sigurisht që emocionet janë të mëdha dhe ndeshja e jashtëzakonshme”

HUMBJA- “Unë e pashë ndeshjen sepse gjithmonë i ndjek ato të Interit edhe nga Brazili. Ishte një derbi i bukur që nuk mund ta humbja. Por ndeshjet janë të tilla. Nëse gabon disa gjëra, skuadra tjetër të ndëshkon”.

SITI- “Nuk e di çfarë i ndodhi Interit për 3 ditë nga sfida me Sitin. Qasja e lojtarëve ka qenë gjithmonë shumë pozitive. Në futboll mund të ndodhë gjithçka. Më vjen keq që i ndodhi Interit në derbi”.

CHAMPIONS- “Në Mançester munguan shumë pak detaje për ta fituar ndaj Sitit. Interi bëri një ndeshje shumë të bukur. Unë isha aty për ta parë”.

TRIPLETA- “Kemi një grup në rrjetet sociale dhe flasim shpesh në grupin e Interit të vitit 2010. Është edhe Murinjo aty. Nuk ka nisur mirë aventura e tij në Turqi, por do të bëjë gjëra pozitive sepse është një trajner i madh”.

MOMENTI- “Kanë ndryshuar disa lojtarë dhe këta të rinjtë që kanë ardhur sigurisht që duan pak kohë. Por skuadra është dhe mbrojtja është e njëjta. Është një mbrojtje që vitin e kaluar bëri shumë mirë. Arritën edhe në finalen e Champions-it dhe mund të bëjnë ende shumë mirë”.

LAUTARO- “Ai është një lojtar që i ka dhënë shumë Interit dhe do të vazhdojë ta bëjë. Të gjithë futbollistët kanë momente disi të vështira. Ai është një lojtar i rëndësishëm për Argjentinën dhe Interin dhe besoj që do ta gjejë mënyrën për të shënuar dhe për të treguar se është i fortë”.

MAIKON- “Besoj që nuk ka një Maikon të ri në futboll. Lojtarët e tjerë që luajnë në rolin tim po bëjnë mirë, si Dumfris për shembull. Por Maikon është Maikon dhe ajo që kam bërë unë mbetet përgjithmonë në historinë e Interit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"