Mainc si mace e zezë për Bajernin, Musiala “premton” gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2024 | 9:47

Mainc si mace e zezë për Bajernin, Musiala “premton” gola

Bajern Mynih do tentojë të ruajë serinë e rezultateve pozitive në transfertën e Mainc. Interesante është se në 5 ndeshjet e fundit në “MEWA Arena”, 3 takimet i ka fituar Mainc dhe vetëm 2 bavarezët. Tregues se nuk ka për të qenë aspak një ndeshje e thjeshtë për të besuarit e Vinesnt Kompani.

bayern

Më poshtë po ju prezantojmë me disa nga statistikat më interesante.

MAINC, VËSHTIRË NË SHTËPI Para suksesit të tyre të jashtëzakonshëm në Kupë, raundi i 16-të të këtij viti, Bajern i mposhti 8-1 në “Allianz Arena”. Megjithatë, “përplasjet” mes dy palëve nuk kanë qenë gjithmonë aq të lehta sa në këtë vit. Nga shtatë takimet më të fundit në Bundesligë, Mainc ka fituar tre prej tyre, të gjitha në stadiumin e tyre. Rekordmenët nuk ka humbur aq shumë ndeshje jashtë në asnjë klub tjetër në këtë kompeticion që nga fillimi i sezonit 2020/21. Rastësisht, të tria disfatat erdhën kur gjigandët nga Mynihu udhëtuan në Mainc si lidera të ligës. Shpresojmë se kjo nuk do të jetë një ogur i keq për të shtunën. Bajern ka shënuar mesatarisht 2.9 gola për lojë kundër Mainc në Bundesligë, më shumë se kundër çdo ekipi tjetër me të cilin janë përballur më shumë se dhjetë herë.

RIVALI I PREFERUAR I MUSIALËS Xhamal Musiala pëlqen të luajë kundër Mainc dhe jo vetëm që nga përballja e fundit e Kupës. Mesfushori me tipare ofensive ka finalizuar gjithsej shtatë gola konkurrues, më shumë se ndaj çdo kundërshtari tjetër me të cilin është përballur në karrierën e tij. Tani 21-vjeçari mund të zgjasë një ecuri mbresëlënëse në Mainc, Musiala ka shënuar në secilën nga gjashtë ndeshjet e fundit të Bundesligës në transfertë. Në historinë e kompeticionit, vetëm pesë lojtarë e kanë përmirësuar atë total, duke përfshirë dy emra të mëdhenj që arritën suksesin me një fanellë të Bajernit, Gerd Myler e bëri atë në shtatë ndeshje radhazi në sezonin 1969/70 dhe Robert Levandovski në tetë ndeshje në 2020/21, e cila vendosi një rekord të ri në kampionatin gjerman.

FILLIMI MBRESËLËNËS I KOMPANIS Fitorja 4-2 e Vinsent Kompanis ndaj Haidenhaim do të thotë se ai është ende i pamposhtur pas 13 ndeshjeve të Bundesligës në garë. Krahas mbajtësit të rekordit Pep Guardiola, i cili nuk humbi asnjë nga 28 ndeshjet e para të Bundesligës, vetëm Karl-Hainz Feldkamp mbeti i pamposhtur për kaq gjatë në fillimin e karrierës së tij si trajner në ligë. Feldkamp zgjati deri në ndeshjen e tij të 15-të, që do të thotë se Kompani tani mund të barazojë arritjen e tij prej 14 ndeshjesh në Mainc.

SEZONI ME “GËRMA TË ARTA” Me 33 pikë pas 13 ndeshjesh, bavarezët po shijojnë sezonin e tyre më të mirë të Bundesligës në nëntë vjet. Në këtë pikë në 2015/16, klubi tashmë kishte grumbulluar 37 pikë, që ishte edhe edicioni i fundit në të cilin klubi me bazë nga Mynihu ishin të pamposhtur pas 13 javëve të para. Falë këtyre shifrave mbresëlënëse, Bajerni janë tashmë gjashtë pikë përpara rivalit të tyre më të afërt, Eintraht Frankfurt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"