Makineria “Kejn”, sulmuesi i Bajernit shënon çdo 63 minuta për ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2024 | 10:25

Makineria “Kejn”, sulmuesi i Bajernit shënon çdo 63 minuta për ndeshje

Herri Kejn është në top formë dhe bën përshtypje me një normë të jashtëzakonshme shënimi në fanellën Bajern Mynih.skysports-kane-bayern-munich_6688894Pasi Kejn përfundoi sezonin e tij debutues në Bundesligë me gjithsej 36 gola si golashënuesi më i mirë i padiskutueshëm, ai po vazhdon serinë e golave të tij këtë edicion. Kjo u tregua së fundmi në startin e Champions-it kundër Dinamo Zagrebit. Herri finalizoi katër gola kundër kroatëve dhe kështu kontribuoi ndjeshëm në fitoren 9-2 të bavarezëve. Statistikat e anglezit që nga transferimi në Mynih janë mbresëlënëse. Në 50 ndeshje për rekordmenët e Gjermanisë, Kejn ka shënuar 53 gola të pabesueshëm dhe përgatiti 15 asiste.

Kjo do të thotë se 31- vjeçari përfshihet mesatarisht në një gol çdo 63 minuta. Këto shifra ilustrojnë vlerën e madhe të sulmuesit për Bajernin. Pyka ishullore jo vetëm që impresionon si një konkretizues i ftohtë, por edhe si një lojtar krijues që me mjeshtëri i vë shokët e tij në qendër të vëmendjes përsëri dhe përsëri. Pavarësisht arritjeve të tij të jashtëzakonshme individuale, një gjë është e qartë, për të siguruar një vend në librat e historisë së Bajernit, Herri Kejn gjithashtu duhet të fitojë tituj.

Verder Bremen do të jetë testi i radhës, kundërshtari, i cili Herri bëri “sefte” në Bundesligë ciklin e kaluar, pikërisht në transfertë. Në listën e përgjithshme të golashënuesve, as Erling Haland nuk e konkurron dot, norvegjezi ka 9 gola në 6 ndeshje, kundrejt 9 finalizimeve në harkun e 5 prezencave.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"