Makthi i golit, nuk do ta besoni sa kanë blutë e Dinamos pa shënuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2024 | 19:21

Makthi i golit, nuk do ta besoni sa kanë blutë e Dinamos pa shënuar

Dinamo nuk shënon gol në një ndeshje zyrtare që më 14 prill të këtij viti. Ishte ndeshja me Erzenin në “Air Albania”, kur blutë shënonin golat e fundit me Denison dhe Kaçorrin.

dinamo2-632x450-1

Në 7 ndeshjet e tjera të zhvilluara më pas në kampionatin e kaluar dhe në fillim të këtij aktual kryeqytetasit regjistrojnë 6 humbje dhe 1 barazim.

Dy herë blutë janë mundur nga Egnatia, një herë nga Partizani, Vllaznia dhe Teuta, si dhe dje nga Bylisi. Barazimi i vetëm është arritur kundër Laçit, edhe ai me rrjeta të paprekura. Dinamo duket se ka një mallkim për golin, që duhet ta heqë sa më parë. Ndeshja e radhës është ajo me Elbasanin dhe kryeqytetasit do të përpiqen me çdo kusht të largojnë makthet e golit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"