Makthi i sezonit të kaluar, Abrashi: Nuk flija gjumë natën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2024 | 22:41

Makthi i sezonit të kaluar, Abrashi: Nuk flija gjumë natën

Kapiteni i Grasshoperit, Amir Abrashi ka treguar për makthin që përjetoi para ndeshjeve të play out-it në Superligën e Zvicrës kundër Thunit. Skuadra e mesfushorit shqiptar, mbijetoi falë fitores 2:1 në ndeshjen e dytë teksa ndeshja e parë pati përfunduar në barazim 1- 1.

abrashi

“Ishte një nga momentet më të rëndësishme në karrierën time. Unë nuk isha një njeri. Unë pothuajse nuk fola në shtëpi, për fat të mirë gruaja ime e kuptoi situatën. Kisha netë pa gjumë dhe mendoja shumë gjëra me kokën time. Po të kisha rënë nga Superliga, do të më vinte aq turp sa nuk do të kisha guxuar të pija një kafe në qytetin e Zyrihut. Nuk e di se çfarë do të më kishte bërë mua dhe klubit, rënia e parë në karrierën time, edhe mendërisht. As nuk dua ta di”, ka treguar Abrashi për “Blick”.

Pasi siguroi mbijetesën, Abrashi u nis për në Shqipëri. Me Kombëtaren kuqezi, ai nisi përgatitjet për Europianin që u zhvillua në Gjermani. “Gjendja emocionale ishte çmenduri absolute, e vështirë për t’u shprehur me fjalë. Më janë dashur disa ditë për ta marrë veten. Kishte net kur zgjohesha me makth dhe mendoja se isha përsëri në play out”, është shprehur Abrashi. Abrashi, tashmë 34- vjeçar për Grashoperin ka luajtur 250 ndeshje. Me Shqipërinë është paraqitur në 50 ndeshje, duke shënuar vetëm 1 gol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"