Mallkimi “Arteta”, Haland ka shënuar vetëm 2 gola në 7 ndeshje
Erling Haland e nisi sezonin aktual të Premier Ligës në formë spektakolare, por finalizimi i tij ka rënë ndjeshëm në javët e fundit.Ish-sulmuesi i Dortmundit shënoi nëntë gola në katër ndeshjet e para të kampionatit të Mançester Sitit, duke përfshirë tripletat kundër Ipsuiçit dhe Uest Hemit. Norvegjezi shënoi golin e tij të 10-të sezonal në kampionat në barazimin 2-2 me Arsenalin më 22 shtator. Pas asaj ndeshje, e cila përfundoi me Xhon Stonsin duke shënuar një gol barazimi dramatik në fund të shtesës, Haland sulmoi Mikel Artetën në fushë ndërsa i tha menaxherit të Arsenalit “qëndroni i përulur, qëndroni i përulur”.
Haland gjithashtu u konfrontua me sulmuesin e Arsenalit, Gabriel Zhezus, mes skenave të nxehta pas vërshëllimës së fundit atë ditë. Por fjalët “qëndro i përulur”, tani i janë kthyer kundër 24- vjeçarit, ndërsa forma e tij ka qenë zhgënjyese prej atëherë në krahasim me standardet e tij të larta.
Haland ka luajtur në shtatë ndeshje në Premier Ligë, që nga barazimi me Arsenalin. Ai është aktivizuar në 90 minuta të plota në secilën prej këtyre ndeshjeve, por ka shënuar vetëm dy gola. Dhe këto dy gola kanë ardhur pas 36 gjuajtjeve, 15 prej të cilave në portë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"