Mandela jashtë skuadre, ja si ndryshojnë blutë kundër Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2024 | 10:39

Mandela jashtë skuadre, ja si ndryshojnë blutë kundër Vllaznisë

Dinamo ka humbur një titullar shumë të rëndësishëm për ndeshjen e sotme me Vllazninë.

P. Pashollari

P. Pashollari

Ashtu siç ka bërë me dije “Panorama Sport”, sulmuesi nigerian Peter Mandela Itodo vuan një dëmtim muskulor që e detyroi të linte fushën në ndeshjen me Teutën dhe do të mungojë në Shkodër, ndoshta edhe në transfertën e fundjavës kundër Laçit. Blutë humbasin kështu autorin e 7 golave, i cili i bashkohet në “bokse” Dejvi Bregut, i ndalur që pas derbit me Partizanin për shkak se theu një gisht të këmbës.

Sigurisht që janë dy mungesa me peshë dhe që vijnë në një moment të vështirë, kur ndeshjet janë shumë të ngjeshura. Në këtë situatë, sulmi blu pritet që ndaj Vllaznisë të ketë si titullarë Zabërgjën, Vilën dhe me shumë mundësi Nanin. Ishte pikërisht portugezi ai që e zëvendësoi Mandelën në ndeshjen me Teutën dhe shënoi golin e dytë.

Në mbrojtje pritet që të rikthehet nga minuta e parë Naser Aliji, i cili e ka lënë pas dëmtimin, kurse Rustem Hoxha do të jetë i gatshëm në stol për trajnerin Daja. Një tjetër mungesë te blutë është ajo e mbrojtësit Mateo Muzek, i cili është jashtë skuadre prej kohësh.

5

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"