Manuel Nojer: Kompani ka ndryshuar stilin e lojës së Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2024 | 16:25

Manuel Nojer: Kompani ka ndryshuar stilin e lojës së Bajernit

Kontrata e Manuel Nojerit me Bajernin është e vlefshme deri në verën e ardhshme. Çfarë do të ndodhë më pas është ende e paqartë. Tani portieri i bavarezëve ka folur për të ardhmen e tij. Para ndeshjes së rekordmenëve gjermanë kundër Dinamo Zagrebit në Champions të martën (21:00), Nojer komentoi planet e tij.nojerKAPITENI – “Nuk po e nis sezonin për të thënë lamtumirë në fund. Ndihem shumë mirë dhe jam produktiv. Koha do të tregojë se si është gjendja ime fizike, nëse e shijoj, nëse më duhet”, tha Manuel në konferencën për shtyp para duelit me kroatët në “Allianz Arena”.

Pas Kampionatit Europian në vendin e tij, Nojer përfundoi karrierën në kombëtaren gjermane. Ai luan për Bajernin që nga viti 2011, kur u transferua nga Shalke. Portieri ka punuar me trajnerin Vinsent Kompani që nga përgatitja për këtë sezon.

38- vjeçari tha për “timonierin” e ri: “Mund ta shpjegojë fare lehtë lidhjen e ngushtë që ai ka me futbollistët. Për momentin kemi mentalitetin fitues të rikthyer në fushë, gjë që na ndihmon. Duhet ta marrim momentin me vete. Ndihet mirë tani, ne duam të vazhdojmë të punojmë për të dhe të ndërtojmë diçka Është bërë gjithashtu një lojë ndryshe me topin. Ndonjëherë qëndroj pak më lart se më parë. Trajneri ka idetë e tij dhe ne i besojmë plotësisht atij”, përfundoi Manuel Nojer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"